Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Megaoperacioni policor “Limit”, shkon në 58 numri i të ndaluarve

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/Megaoperacioni policor “Limit”, shkon në 58 numri i të ndaluarve

Policia e Shtetit njofton se falë operacionit të koduar “LIMIT”, ka shkuar në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.


Kjo lidhur me goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve, që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Po kështu, të njëjtat burime shtojnë se është ndaluar një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni në fjalë është kryer nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Deklarata e policisë

Policia e Shtetit

Vijon megaoperacioni policor i koduar “LIMIT”

Shkon në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Operacioni nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Në vijim të operacionit “LIMIT”, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Ndërsa gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë.

Tags: limitoperacioniPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës
Aktualitet

Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës

16:54 | 17/03/2026
Next Post
Shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, Prokuroria shpall moskompetencën për gjykimin e çështjes

Shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, Prokuroria shpall moskompetencën për gjykimin e çështjes

Robert Berisha thyen heshtjen: Norën dhe vajzën kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë!

Robert Berisha thyen heshtjen: Norën dhe vajzën kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë!

Dy turistë amerikanë gjejnë dy predha luftarake në Këlcyrë

Dy turistë amerikanë gjejnë dy predha luftarake në Këlcyrë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur
Bota

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur

by mirseda
17:56 | 17/03/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja...

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

17:55 | 17/03/2026
Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

17:34 | 17/03/2026
Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

17:32 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com