Kreu i PR, Fatmir Mediu, pas pritjes nga Basha, tha se në fokus të takimit kanë qenë votimet e një dite më parë dhe raporti paraprak i ODIHR-it i prezantuar sot.
Kryerepublikani deklaroi se shqiptarët i thanë “Jo” farsës elektorale një ditë më parë. “Qytetarët shqiptare refuzuan procesin farsë dhe qeverisjen e korruptuar”.
Mediu shtoi gjithashtu se opozita do vijojë rezistencën e saj, për largimin e kryeministrit Edi Rama.