Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Meçollari”/Imami: PS-ja e shpëtoi në gjyq, mbrohet edhe nga Basha

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Meçollari”/Imami: PS-ja e shpëtoi në gjyq, mbrohet edhe nga Basha

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka reaguar sot lidhur me përfshirjen e funksionarit të lartë të ushtrisë Artur Meçollari në listën e negociatorëve të bisedimeve teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Nëpërmjet një njoftimi për Faktor.al, Imami shkruan se Meçollari ishte shkaktuar për probleme që njiheshin mirë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Ish-ministri sqaron se Meçollari e fitoi gjyqin kundër shkarkimit të tij, pasi Ministria e Mbrojtjes nën drejtimin e socialistëve, nuk mbrojti interesin e shtetit në gjykatë.

Gjithashtu, Imami ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim basha, që sipas Imamit ka qenë prej kohësh i informuar për Meçollarin, por nuk ka reaguar për një gjë të tillë, pasi sipas ish-ministrit mbron Edi Ramën.

Postimi i plotë i Arben Imamit

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.
Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.
Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:
1. Z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM, nën drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon SHIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.
2. Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS. I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset hero. Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjez nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim. Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri.

Tags: bashaceshtjagjyqImamimbrohetMeçollariPS-jashpëtoi

TË LIDHURA

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

13:25 | 16/02/2026
Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!
Aktualitet

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…
Aktualitet

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Next Post
Foto/Rivalitet mes bukurosheve; Eka apo Irina, kush do të jetë muza e Botërorit?

Foto/Rivalitet mes bukurosheve; Eka apo Irina, kush do të jetë muza e Botërorit?

Champions League 2018-2019, UEFA përcakton formatin dhe finalen

Champions League 2018-2019, UEFA përcakton formatin dhe finalen

Dokumenti/Kur komunistët kërkonin të mbanin Enverin gjallë

Dokumenti/Kur komunistët kërkonin të mbanin Enverin gjallë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

by mirseda
13:25 | 16/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur...

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

12:32 | 16/02/2026
“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:26 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com