Rivaliteti në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi nuk do të jetë vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribunë. Rusia njihet për femrat e bukura dhe është një ndër vendet që ka nxjerrë modelet më me famë botërore.
Ekaterina Enokaeva pritet të rivalizojë me Irina Shaik, për muzën e Botërorit ‘Rusi 2018’. Bukuroshja 27-vjeçare ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj, ndërsa thuajse në të gjitha daljet e fundit, ka sponsorizuar evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit.
Vitin e kaluar ishin të bindur se do të ishte pikërisht ish e fejuara e Cristiano Ronaldos, ‘dominuesja’ në këtë eveniment, por tashmë Eka është futur fuqishëm në garë.