Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dokumenti/Kur komunistët kërkonin të mbanin Enverin gjallë

8 vjet ago
in Të Gjitha

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan rreth mitingjeve që mbanin enverist i Gjirokastrës pas rënies së bustit të Enver Hoxhës. Historiani shkruan se enveristët dërguan një duzinë telegramesh drejt Tiranës pas rrëzimit të shtatoreve të diktatorit në Tiranë, Korçë dhe Durrës.

Dervishi thekson se të gjithë enveristët kërkonin rivendosje të shtatoreve dhe busteve, si dhe për emërtimin e shesheve kryesore të qyteteve me emrin e Enver Hoxhës.  

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

1991/Mitingu enverist i Gjirokastrës

Pas rrëzimit të shtatoreve të diktatorit në Tiranë, Korçë dhe Durrës, enveristët organizuan një takim në Gjirokastër. Gjithandej filluan përbetimet për figurën e Enver Hoxhës. Një duzinë telegramesh u nisën drejt Tiranës. Thuajse në çdo qytet ku mbaheshin mitingje, kërkoheshin po ato gjëra. Flitej për rivendosje të shtatoreve dhe busteve, si dhe për emërtimin e shesheve kryesore të qyteteve me emrin e Enver Hoxhës. Në takimin e Gjirokastrës doli më e qartë veprimtaria e të ashtuaquajturve “vullnetarë të Enverit”.

Telegrami enverist që iu dretjua Tiranës

U bënë tre ditë që populli i Rrethit të Gjirokastrës po bën manifestime në përkrahje të figurës së ndritur të Enver Hoxhës. Më i madhërishëm nisi ky manifestim sot në orën 10.00 ku mijëra e mijëra qytetarë të Gjirokastrës, krahinave të rrethit, si dhe përfaqësues nga rrethet: Vlorë, Tepelenë, Përmet, Skrapar, etj, shprehën njëzëri solidaritetin e tyre për mbrojtjen e veprës dhe figurës së shtetit dhe birit të Argjiros, shokut Enver Hoxha. Nga ky manifestim mbarë popullor po i drejtohemi edhe njëherë me një peticion:

1-Kërkojmë nga Këshilli Presidencial që Enver Hoxha, si burrë i shquar i shtetit të ri shqiptar, si udhëheqës 45-vjeçar i këtij populli të shpallet Hero Kombëtar.

2-Sheshi në të cilën u nis manifestimi i parë popullor në mbrojtje të figurës së shokut Enver Hoxha, të emërohet sheshi Enver Hoxha.

3-Të shikohet veprimtaria e të gjithë organizatave dhe partive politike në drejtim të situatave të tanishme dhe të mbahet qëndrim përkundrejt të gjithëve që nxitën vandalistët dhe bënë krimin më të shëmtuar me heqjen e monumenteve të Enver Hoxhës. Të gjithë këto që i nxisin vandalizmat, të nxirren të jashtëligjshëm.

4-Të nxirret jashtë ligjit Partia Demokratike dhe liderët e saj: Gramoz Pashko, Sali Berisha, Edi Rama, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Blendi Gonxhe, etj që kanë hedhur baltë mbi figurën e Enver Hoxhës dhe kanë thyer rëndë ndërgjegjen e popullit tonë, të dalin papa gjyqit të popullit sipas ligjeve në fuqi,

5-Të përjashtohen nga Universiteti i Tiranës të gjithë pedagogët që morën pjesë në grevën e urisë.

6-Të përjashtohen pedagogët e Institutit të Lartë Pedagogjik: Surja Baci, Sotirah Hroni, Mersin Shena, Edmond Stamati, Harallamb Meçani, Dhimitër Muka, që nxitën bojkotimin e mësimit nga studentët,

7-Napolon Roshi, si drejtor i Radios së jashtme dhe Alfonc Gurashi që morën pjesë në spektaklin e vrasjes së Enver Hoxhës dhe me qëndrimin e fjalët e tyre hodhën plumba mbi shpirtin e popullit, të jepen për ndjekje penale.

8-Përkahim dhe përshëndesim të gjitha rrethet që na u ndodhën në krah në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës dhe u bëjmë thirrje që të jenë të vendosur deri në fund me qëllimin që i kemi vënë vetes.

9-Mbështesim fuqishëm peticionin nr.1 që i kemi dërguar Komitetit Qendror (të Partisë së Punës-shënim) dhe të gjithë popullit shqiptar.

10-Mbështesim qëndrimin e vëllezërve tanë studentë të Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”.

11-I bëjmë thirrje gjithë përkrahësve të Enver Hoxhës që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe votat tona të 31 marsit të jenë vetëm për Enver Hoxhën.

12-Realizimin e të gjitha pikave të peticionit i kërkojmë deri më datën 10 mars 1991, në të kundërt:

-Do kërkojmë dorëheqjen tuaj nga të gjitha funksionet në parti e pushtet.

13-Në rast se deri më 10 mars nuk do të realizohen këto kërkesa, atëherë i gjithë populli i jugut nga Skrapari e deri në Sarandë do të mblidhet të Gjirokastër dhe do të vendosë për të ardhmen e popullit. Ftojmë me këtë kërkesa gjithë popullin e ndershëm shqiptar.

-Kërkojmë që ky peticion të transmetohet në radiotelevizion dhe në gazetën “Zëri i Popullit”.

Nga mitingu mbarë popullor i organizuar nga Bashkimi i Veprimtarëve “Enver Hoxha”, Gjirokastër

Tags: dokumentiEnveringjallëkërkoninKomunistëtmbanin

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Itali/Kapen 170 kg drogë; Prangosen 5 persona, 3 prej tyre shqiptarë

Gjermanët kanë rënë pre e realitetit nacionalist evropian

Çështja e emrit/Maqedonasit protestojnë para selisë së BE-së në Shkup







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

by mirseda
14:46 | 08/06/2026
0

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi gjykues ka caktuar zhvillimin e seancës së radhës...

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com