Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Më lini të kaloj se i tërheq vetë”, lutja dëshpëruese e të moshuarës në Thumanë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Tërmeti prej 6.4 ballësh i rënë mëngjesin e të martës tronditi Shqipërinë. Në Thumanë dhe në Durrës paraqitet situata më e rënduar, ku ende vijon kërkimi për personat të cilët ende ndodhen në rrënoja. Deri më të tani janë raportuar 29 viktima. Por më shumë se numra, ato janë histori të cilat tronditin këdo që i lexon. E tillë është edhe historia  e familjes Çupi në Thumanë.

Fejesa e një prej djemve bëri që e gjithë familja, nëna, babai dhe vëllai i madh të mblidheshin këtë javë. Familjarët ndodheshin në një nga tre pallatet e shembura dhe nuk arritën të shpëtonin. Veç Nikolin Çupit, të riut që priste të fejohej, i cili është një nga të shpëtuarit.

Nikolini veç një javë më parë ishte kthyer nga Greqia. Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur jetën po ashtu. Ndërsa trupi i pajetë i Lutes është nxjerrë nga rrënojat, ende vazhdojnë kërkimet për Hajredin Çupin.

Ndërsa, Keli, djali tjetër, po para disa ditësh ishte kthyer nga Anglia për të qenë i pranishëm në gëzimin familjar. Pasi qëndroi nën rrënoja për 17 orë me radhë, ai jepte shenja jete. Madje ka arritur të flasë në telefon me forcat operacionale, ku ka kërkuar edhe ujë. Po r, tragjikisht, ai humbi jetën pasi doli për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Ankthin më të madh e kanë përjetuar edhe të afërmit të cilët për orë të tëra qëndruan jashtë perimetrit të sigurisë. Me shpresën se të dashurit e tyre do të ishin gjallë. Edhe pse kalonin orë të tëra. Siç duket dhe në pamjet e transmetuara nga Tirana Today, ku vjehrra e Kelit kërkon dëshpërimisht t’i shpëtojnë.

“Të lutem, kthemi me jetë. Më lini të kaloj se i tërheq vetë. Sa erdhi djali, shkoni nxirreni. Aman more ti djalë, aman mi shpëtoni.”

Të mpirë dhe me dhimbje të jashtëzakonshme shumë nga familjarët tentonin të afroheshin. Por, si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit; forcat operacionale nuk i lejonin të kalonin zonën e rrezikut.

Dita e sotme është shpallur nga qeveria ditë zie ndërkombëtare, ndërsa të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar me banorët e prekur./ TIRANA TODAY

FOTO/ 17 orë nën rrënoja, ndërron jetë i riu në Thumanë

 

 

 

 

Tags: afërmesfamiljes Çupii tërheqlutja dëshpëruesetë kaloj

TË LIDHURA

Politikë

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

19:44 | 04/06/2026
Politikë

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026
Aktualitet

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026
Next Post

Ra ky tërmet e u pamë

31-vjeçari ndërroi jetë në spital, prindërit e tij nxirren pa jetë nga rrënojat

‘Tërmeti Durrës’/ Qeni italian në kërkim të pjesës tjetër të familjes Lala







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

by mirseda
19:44 | 04/06/2026
0

Debati për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec është zhvendosur edhe në sallën e Kuvendit, ku deputetja...

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com