Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

3 ditë ago
in Politikë

Debati për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec është zhvendosur edhe në sallën e Kuvendit, ku deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shkëmbyen akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa akuzoi mazhorancën se ka tentuar të diskreditojë protestën qytetare përmes informacioneve të rreme dhe narrativave nacionaliste. Sipas saj, janë përhapur pretendime të pabazuara për përfshirje të faktorëve grekë në organizimin e protestës, me qëllim largimin e vëmendjes nga kundërshtimi i qytetarëve ndaj projektit në zonën e mbrojtur.

Deputetja demokrate argumentoi se zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja janë të mirëpritura vetëm kur respektojnë standardet mjedisore dhe ligjore. Ajo kritikoi qeverinë për gjendjen e zonave të mbrojtura dhe theksoi se degradimi i tyre nuk mund të përdoret si justifikim për ndërtime të reja.

““Shikoj një postim në Facebook të Taulant Ballës, i cili ka bërë vetë një poster në greqisht dhe e ka nxjerrë aty sikur është posteri i protestës. Keni prodhuar vetë që në fillim gjëra fake, duke bërë deziformim, për të ngjyrosur me ngjyra nacionaliste një betejë që është vetëm shqiptare dhe e drejtë. Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Por në këtë rast ju jeni duke bërë dezinformim. Nxorët 2 deputetë nëpër studio që shpikën autobusa grekë me targa…. Shqiptarët e ngritur për dinjitet, duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre. Ju takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë se një qeveri hajdute. Duhet të kuptoni se Shqipëria u takon atyre protestuesve që e duan zhvillimin shumë më shumë sesa një qeveri hajdute, që 4 miliardë euro i ka vetëm abuzime te AKSHI. Investimet e huaja janë shumë të rëndësishme, por kur janë në harmoni me standardet e BE-së. Sot nuk do protestohet vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Pse nuk nxirrni edhe mediat italiane, amerikane e gjermane që i kanë bërë jehonë protestës. Ajo që na paraqiti sot kryeministri, ishte një Zvërnec i ndotur. Një qeveri që e qeveris Vlorën 20 vite në pushtet lokal dhe 14 vite pushtet qëndror, thoshte ‘shiko sa të ndotura i kemi ne zonat e mbrojtura’. Por ky është turpi juaj, nuk është arsye që ta betonizosh pse është e pisët. S’kam dëgjuar që meqë nuk kanë bërë mirë punët e tyre kryetarët e bashkive dhe i kanë lënë zonat e mbrojtura si një thes i madh plehrash, hajde t’i ndërtojmë. Nuk ka investimi serioz tela me gjemba, banditë me uniformë dhe tërheqje zvarrë”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, Taulant Balla reagoi menjëherë ndaj akuzave, duke mohuar se kishte fabrikuar materiale apo imazhe për të paraqitur protestën si të nxitur nga qarqe të huaja. Ai e cilësoi të pavërtetë pretendimin e Zhupës se fotografitë e publikuara prej tij ishin krijuar me inteligjencë artificiale dhe paralajmëroi se është i gatshëm ta ndjekë çështjen edhe në rrugë ligjore.

Debati u tensionua më tej, ndërsa Balla akuzoi opozitën për përpjekje për të instrumentalizuar protestën, duke argumentuar se organizatorët nuk kanë nevojë për mbështetjen e partive politike. ““Ti je një gënjeshtare, sepse the që këtë foto e kam publikuar unë. Sepse duhet të kërkosh falje që the e kam bërë unë këtë, ndërkohë unë ta publikova që është publikuar dje nga një faqe greqisht. Dole këtu dhe the që e kam prodhuar unë me IA dhe unë të them e kam marrë në këtë faqe dhe jam i gatshëm të përballet me ty edhe në Gjykatë. Ti je një gënjeshtare që s’të skuqet fytyra kur gënjen. Dëgjo këtu tani. Që ju e bëni piruetën në kuptimin e ndryshimit të qëndrimit, padyshim. Tani kam një pyetje, protestuesit thonë që ‘Sali Berisha është hajdut’, çfarë mendimi keni ju për të? Aaa këtu e paskan gabim. Që Sali Berisha është hajdut, kjo s’ka dyshim se ka edhe çështje penale për këtë punë. Lerini të protestojnë çunat e gocat, s’kanë nevojë për ju ata. Kur dilni ju në protestë, 40 vetë bashkë me rojet jeni”, tha Balla.

TË LIDHURA

Politikë

Kreshnik Spahiu: E vërteta e investimit të Trump dhe pazaret Rama-Berisha

18:31 | 06/06/2026
Politikë

Berisha mbledh 71 të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Motor i ripërtëritjes së PD-së

18:28 | 06/06/2026
Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Next Post

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com