Andi Bejtja ka shuar kureshtjen e publikut se kush ishte arsyeja që ai shpërtheu ashpër në mes të emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme. Detajet ai i ka ndarë teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”. Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, ka treguar mbi incidentin që i ndodhi dje në emisionin “Opinion”, ku shpërtheu në të shara. Bejtja ka treguar se është acaruar, pasi nuk po i linin radhë për të folur, ndërsa ka thënë se nuk është krenar për atë që ndodhi.
“Edhe kur ofendohem nuk nxehem, por vjen momenti kur më duhet të them një fjalë kur vij në studio. Duhet të kemi më shumë respekt për studion e televizionin.
Unë e marr me shumë përgjegjësi daljen në ekran, dhe prandaj nervozohem kur nuk më lënë fjalën. Kur ndodh në mënyrë të përsëritur dhe me të njëjtët personazhe, të duket sikur e bëjnë kastile. Nuk jam krenar për atë që ndodhi dje”, u shpreh Bejtja.
Andi Bejtja e tejkaloi veten mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku gjatë një momenti nervozizmi përdori një fjalor jo të përshtatshëm ndaj panelistëve.
Shkak është bërë ndërprerja e shpeshtë që i kanë bërë panelistët gjatë fjalës së tij.