Shqipja është kthyer në një personazh mjaft të komentuar. Ndonëse ajo ka kohë që është përjashtuar nga emisioni ‘Për’puthen’, vijon ende të ngacmojë konkurrentët, e madje tenton t’u nxjerrë prapaskenat.
Sa i përket fotos së Andit me një vajzë që pretendon se është Tea, Shqipja këmbëngul se ajo është Tea dhe do të japë prova për këtë.
E pyetur se cilin zgjedh; Mevlanin apo Andin, Shqipja tregon se Mevlani i ka para borxh.
“Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marr akoma”, shkruan Shqipja.