E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

‘Një efektiv i plagosur’, policia jep njoftimin e rëndësishëm për protestën

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen që lamë pas. Gjatë protestës për Klodian Rashën, janë arrestuar në flagrancë 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 46 shtetas të tjerë.

Po kështu raportohet se në këtë protestë është plagosur një punonjës policie. Si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjësve të policisë të planizuar me shërbim, është dëmtuar një punonjës policie.

Në përfundim të veprimeve procedurale, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”. Nga ana e uniformave blu vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Njoftimi

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën publike dhe private, plagosën 1 punonjës policie arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 46 shtetas të tjerë.

Me date 13.12.2020, në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërisht në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshit Shqiponja, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjastikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vendstacionet e mjeteve të transportit publik.

Si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie.

Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Policia e Tiranës apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund të “provojë” shkenca se ka një jetë të përtejme?

A ka jetë pas vdekjes? Një seri e re dokumentarësh në “Netflix”, pretendon të provojë se po. Por seriali mbështetet mbi një mori dukurish...

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Fushë Krujë, pranë kryqezimit në fushë Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një motor i...

Britania e Madhe shënon ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë

Varianti i ri i koronavirusit ka pushtuar Britaninë e Madhe. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 1.610 viktima, shifra më e lartë ditore...

Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

Mario Mandzukiç është zyrtarisht futbollist i Milanit. Mëngjesin e sotëm sulmuesi kroat firmosi kontratën 6 mujore nga e cila do të përfitojë 1.8 milion...

Inagurimi i Bidenit/ Masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë...