Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, e ftuar në emisionin “E Diell’ është pyetur për marrëdhënien që ka me paratë dhe jetën e luksit, ndërsa u përgjigj duke thënë se familja e saj nuk e njeh jetën e luksit.
“Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri”, deklaroi Duma.
Gjithashtu, ish-deputetja tregoi dhe disa detaje nga jeta private, në veçanti foli për lidhjen që ka me të birin, teksa zbuloi se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri gjithë kohës me iPad në dorë.
“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, rrëfeu ajo.
Ndër të tjera, Duma tregon arsyet pse nuk mund të jetë shoqe me të birin.
“Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, tha ish-deputetja.