Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Më dridhet zemra kur më shajnë për babin e vdekur”, lutja e dhimbshme e 8-vjeçares

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Më dridhet zemra kur më shajnë për babin e vdekur”, lutja e dhimbshme e 8-vjeçares

Elsa dhe Elidoni janë vetëm 8 dhe 9 vjeç, por çdo ditë vuajtjet janë duke u shtuar. Jetojnë në qytetin e Delvinës, në një shtëpi kushtet e të cilës po u rrezikojnë shëndetin. Para 4 vitesh babai i ndërroi jetë prej një sëmundje në mushkri. Duke i lënë në mëshirë të fatit, pasi edhe Elvira Korini mamaja, në njërin sy ka humbur plotësisht shikimin. Ndërkohë të tjetri sheh shumë pak, duke e bërë të pamundur për të punuar. Apo siguruar fëmijët e saj.

Të cilët, veç dhimbjes për babain, varfërisë ekstreme, rrezikut për të ndenjur në mes të katër rrugëve; i duhet të përballojnë edhe talljet e deri te rrahjet nga bashkëmoshatarët. Ata nuk kanë ëndrra si çdo fëmijë, përkundrazi edhe kur mbyllin sytë jetojnë në makthe.

“Çfarë të keqe i kemi bërë neve Zotit, që e kemi marr këtë dënim kaq të keq. Unë nuk dua të rri më këtu, dua të iki. Më shajnë shumë shokët nga babai im. Më thonë mamanë e ke qorre, babin nuk e ke fare. Ca që i kam në klasën time më tallin më shumë dhe kjo më trishton shumë. Unë nuk e di se cila është e vërteta. Unë dua që ta kem babin tim, por nuk e kam. Dua ta kem si të gjithë shokët e shoqet e mija, edhe shtëpinë, edhe mami dua që të shikojë, por nuk mundem.

Më tallin, asnjë nuk më ka shoqe. Asnjëri nuk më mbron asnjëherë, nuk kam asnjë shoqe. Dua të kem edhe unë shoqet të mija, por nuk i kam. Ato e kanë babanë, mamanë, e kanë dhe shtëpinë. Por, unë nuk e kam fare. Dua ta kem dhe unë. Mua më dridhet zemra kur më shajnë nga babai.

Shikoj ëndrra të këqija natën. Më duket sikur dikush na qëllon, na vret me pistoletë dhe kjo më tremb. Nuk më zë gjumi natën. Dua të kem edhe shtëpinë time, por edhe të mos më ngacmojnë shokët. Dua të shkojë në shkollë të lartë, por nuk mundem dot. Nuk kam asgjë, jam e varfër.

Ata janë shumë të këqij me ne. Edhe bukën dje ma hodhën nga dora duke më goditur. Më goditën në barkë dhe më ra buka nga dora. Të gjithë marrin pite dhe gjëra të mira, kurse unë me Elsën marr vetëm bukë thatë.”

Pas ndërrimit të jetës së bashkëshortit, rritja e dy fëmijëve për Elvirën është thyer në një sfidë të vërtetë. Me heqjen e ndihmës ekonomike për më shumë se një vit, ajo vazhdoi të punonte më tepër me bërjen e byzylykëve me punim dore. Gjë e cila solli edhe përkeqësimin e shikimit.

“Vuajnë fëmijët për copën e bukës, i torturojnë, i rrahin. Përkrahje nuk kam, ndihmë nuk kam e asnjë njeri. Vetëm këta të dy, asnjë tjetër. Bashkëshorti im më la në rrugë, asnjë lloj të ardhure nuk kemi. Një ndihmë 20 mijë lekë që merrja, edhe atë ma prenë. Ma lanë gati një vit pa ma dhënë ndihmën ekonomike.

Bëja byzylyk të punuar me dorë kur më ndalën ndihmën ekonomike. Rrija deri në orën 1 të natës, derisa unë i shkatërrova sytë e mi dhe tani vuaj. Syri i djathtë më ka ikur fare, kurse me të majtin vetëm 1% shoh. Të tre jemi me probleme. Djali ka probleme me syrin, kurse vajza e ka nga alergjia. Djalit i ka ikur pak shikimi nga njëri sy. Duhet të vërë syze, por nuk kam me se t’ia marr. Me çfarë t’ia bëj vizitën?! Sëmuret goca do shkojmë të tre, sëmuret djali shkojmë të tre. Nuk kam njeri të më ndihmojë.”

Elvira rrëfen se kanë ndërruar shumë shpesh shtëpi, pasi duke qenë se nuk mund të paguajnë qira të larta, janë të detyruar në shtëpi me kushte të mjerueshme. Por, edhe pse shtëpia në të cilën ndodhen tani është në gjendje shumë të keqe, përsëri mund të mbeten dhe pa të. Kjo sepse kanë mbi dy muaj që nuk e paguajnë dot qiranë dhe pronari nuk i lejon të qëndrojnë.

“Asgjë nuk është e jona, vetëm kemi mamanë tonë prej dore. Ne jemi fëmijë jetimë, nuk dimë çfarë të bëjmë. Jemi në mes të katër rrugëve, sepse i zoti i shtëpisë na kërkon çdo ditë lekët. Ku t’i gjejmë ne?! Ne s’kemi. Do na nxjerrë nga shtëpia, si nuk ka nxjerrë këto ditët e fundit. Ne nuk mund të rrimë këtu dot më. Është shumë lagështirë. Mua më mbytën ilaçet. Nuk rri dot më këtu. Dua të iki në një shtëpi tjetër. Nuk mundem dot më.

Kemi qenë shtëpi më shtëpi, ndërro një e nga një. Tani ka dy muaj që nuk e kam paguar qiranë, nuk mundem. Nga ajo dritarja hyn komplet uji brenda, krejt lagështirë. Ambienti shumë i keq. Ai rafti te dera lëviz, është thyer poshtë. Kur sheh kushtet e banjës të vjen të ikësh me vrap, aq keq janë.  Ka shumë lagështirë atje. Atje ka më shumë merimanga sesa insekte, na mbytën insektet në këtë shtëpi. Nuk kemi dush, marrim një kanaçe dhe lahemi.”

Edhe pse janë shumë pranë detit, Elsa dhe Elidoni nuk e kanë parë asnjëherë detin. Për ta është një dëshirë e paarritshme, sepse pamundësitë ekonomike nuk ia lejojnë.

“Nuk kemi si ta kalojmë verën, do rrimë në shtëpi. Dhe nuk mundemi dot të bëjmë shumë gjëra. Jemi afër detit, por si mund të arrijmë atje kur nuk kemi asnjë qindarkë për të shkuar. Jo, nuk e kemi parë asnjëherë detin. E kemi parë thjesht në foto. Duam të shkojmë, por nuk mundemi dot.”

Rrëfimi prekës është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën me dije sa kanë nisur fushatën për t’i ardhur në ndihmë familjes Korini. Në mënyrë që të gjithë të ndihmojnë dhe sigurojnë një jetë më të qetë, më të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshme dy vogëlushëve./ TIRANA TODAY

Tags: apelDelvinefamilja Korinifundjave ndryshendihmëpëbuzintallin shokëtvarfër

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Kosova bllokoi autobusët e Shqipërisë, ministri i Transporteve zbulon arsyen

Kosova bllokoi autobusët e Shqipërisë, ministri i Transporteve zbulon arsyen

Video/ “Të heq pantallonat nga koka”, Salianji përplaset keq me zv.drejtorin e policisë

Video/ "Të heq pantallonat nga koka", Salianji përplaset keq me zv.drejtorin e policisë

“Do të nisin arrestimet e politikanëve’, Ngjela: Gati qeveria teknike

Ngjela bën deklaratën e fortë: Nëse Meta shpërndan Parlamentin, e pret burgu përjetë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com