Në kuadër të aksionit anti-informalitet, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kësaj radhe është bllokuar një ndër bizneset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, Havana.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama ka publikuar fotot nga biznesi i bllokuar, ndërsa paralajmëron se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane? Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit?”, shkruan Rama.