E enjte, 28 Maj, 2020
10 C
Tirana

A pati Hitleri fëmijë? Historia intriguese e Jean-Marie Loret

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Mbretërimi terrorizues i Adolf Hitlerit, mori fund në vitin 1945, por linja e tij e gjakut mund të mos ketë përfunduar ende. Gjatë 70 viteve të fundit, njerëzimi e ka marrë veten nga plagët e Luftës së Dytë Botërore, por mbetet sërish një pikëpyetje: a pati një trashëgimtar Hitleri?

I strehuar në një bunker në Berlin në vitin 1945, Hitleri u martua me aktoren Eva Braun. Gjithsesi, çifti nuk pati asnjë shans për të krijuar një familje, pasi një nga diktatorët më të këqij në histori, vrau veten vetëm 1 orë pas ceremonisë martesore.

Braun vdiq së bashku me burrin e saj. Që nga ajo ditë, historianët kanë arritur në përfundimin, se nuk ka asnjë provë që të konfirmojë ekzistencën e ndonjë trashëgimtari të Hitlerit. Ndërsa diktatori fliste shpesh për dashurinë e tij (megjithëse kjo tingëllon ironike) për fëmijët, ai mohoi të kishte ndonjë fëmijë.

Sidoqoftë, pas Luftës së Dytë Botërore, u përhapën zëra se ekzistonte një fëmijë i fshehtë i tij. Edhe mazhordomi i Fyhrerit, Heinz Linge, deklaroi se dikur kishte dëgjuar Hitlerin të spekulonte se ai ishte babai i një fëmije. Njerëzit anembanë globit, druheshin se ky djalë ose vajzë, do të ndiqte gjurmët e babait.

Por pavarësisht këtyre frikërave, të gjitha thashethemet në lidhje me fëmijët e Hitlerit, u cilësuan të pabazuara, derisa në skenë doli emri i Jean-Marie Loret. Historianët zakonisht pohojnë, se Hitleri nuk pati fëmijë me partneren dhe bashkëshorten e tij Eva Braun.

Njerëzit shumë pranë Hitlerit, pohojnë se lideri nazist kishte lidhje të shumta intime, dhe ka të ngjarë që nuk dëshironte të sillte në jetë ndonjë fëmijë. “Ai nuk do të martohet”-shkroi në një moment Rudolf Hess për të, “dhe madje ai shmang çdo lidhje serioze me një femër”.

 

Në fakt, sipas historianit Heike B.Görtemaker në biografinë e tij “Eva Braun: Jeta me Hitlerin”, Fyhreri nuk donte qartazi të kishte asnjë fëmijë. Nëse kjo ka ndodhur nuk mund të thuhet me siguri, megjithëse sipas vetë Hitlerit kur një burrë vendos të shtrohet, martohet dhe krijon familje, ai “humbet diçka në sytë e grave që e adhurojnë”.

Atëherë, ai nuk është më idhulli i tyre siç ishte më parë. Sidoqoftë, ka ekzistuar një grua që pretendoi se djali i saj, Jean-Marie Loret, ishte fëmija i Adolf Hitlerit. Për shumë vite, Loret as që dinte identitetin e babait të tij. Pastaj, një ditë në vitin 1948, e ëma i tha se babai i tij nuk ishte askush tjetër përveç Adolf Hitlerit.

Sipas Charlotte Lobjoie, nënës së Loret, ajo dhe Fyhrer kishin patur një lidhje qëkur ajo ishte vetëm 16-vjeçe, dhe kur Adolfi ishte ende një ushtar i thjeshtë gjerman. “Një ditë isha duke korrur bar me gra të tjera, kur pamë një ushtar gjerman në anën tjetër të rrugës. Shoqet më nxitën t’i afrohesha”- kujton ajo. Kështu filloi marrëdhënia e gruas së re me burrin 28-vjeçar, që në vitin 1917, hoqi dorë për disa ditë nga luftimi i francezëve në rajonin Pikardi.

Lexo edhe :   Prej vitesh në kërkim/ Kush janë tre të miturit shqiptarë që rezultojnë ende të humbur
Lexo edhe :   Prej vitesh në kërkim/ Kush janë tre të miturit shqiptarë që rezultojnë ende të humbur

Sikurse i tregoi Lobjoie të birit vite më vonë, “kur babai yt ishte pranë meje, gjë që ndodhte shumë rrallë, ai donte të më merrte për të shëtitur në fshat”. “Por këto shëtitje përfundonin zakonisht  keq. Në fakt, babai yt, i frymëzuar nga natyra, niste të mbante fjalime të cilat unë nuk i kuptoja. Ai nuk fliste frëngjisht, por vetëm në gjermanisht, dhe fliste duke iu drejtuar një audience imagjinare”- tregonte ajo.

Jean-Marie Loret lindi jo shumë kohë pasi nisjes së lidhjes me tyre, në marsin e vitit 1918. Ndërkohë babai i tij kishte kaluar kufirin dhe ishte rikthyer në Gjermani. Lobjoie vendosi ta japë djalin për birësim në vitet 1930, dhe Jean-Marie Lobjoie u bë Jean-Marie Loret.

Në vitin 1939, ai iu bashkua ushtrisë franceze kundër gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore. Vetëm kur po dergjej në shtratin e saj të vdekjes, Charlotte Lobjoie, i tregoi më në fund të vërtetën të birit për veten dhe babanë e tij biologjik. Duke mos dashur t’i pranonte si të verteta ato që i tha e ëma, Loret vendosi të investigojë vetë mbi origjinën e tij.

Ai punësoi disa shkencëtarë që ta ndihmonin, dhe mësoi se si lloji i gjakut, ashtu edhe kaligrafia e tij përputheshin me atë të Hitlerit. Ai vërejti gjithashtu një ngjashmëri të madhe të vetes me Hitlerin në fotografi. Vite më vonë, kur u bënë publike letrat e ushtrisë gjermane, ai zbuloi se oficerët i kishin sjellë zarfe me para Charlotte Lobjoie, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këto pagesa, mund të vërtetojnë më tej pretendimet e Lobjoie, se Hitleri i kishte ruajtur kontaktet me të. Pas vdekjes së saj, Loret gjeti edhe disa piktura në papafingon e shtëpisë së nënës së tij, që mbanin firmën e diktatorit nazist. Po ashtu, një pikturë në koleksionin e Hitlerit, pasqyron një grua, që ka një ngjashmëri të habitshme me Lobjoie.

Në 1981, Loret botoi një libër autobiografik me titull “Emri i babait tënd ishte Hitler”. Në librin e tij, Loret përshkruan gjendjen e tij psikologjike deri kur mësoi identitetin e babait të tij. Loret pretendoi se Hitleri e dinte ekzistencën e tij, dhe madje se u përpoq të shkatërronte të gjitha provat e një lidhjeje mes tyre. Loret vdiq në vitin 1985 në moshën 67 vjeçare, duke mos e takuar kurrë babanë e tij./ TIRANA TODAY 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...

“Ça kujtoni ju mor legena?” Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të...
WhatsApp KONTAKTO TT