E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

Rama për “Euronews”: Çelja e negociatave me Maqedoninë para Shqipërisë, e dëmshme për rajonin

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po paralajmëron kryeqytetet e Bashkimit Evropian, që nëse fillojnë bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë, do të jetë i dëmshëm për rajonin”.

Kështu e nis raportimin Euronews, duke publikuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Rama, të cilën e paralajmëroi që më parë gazetari Jack Parrock, kur deklaroi se “kryeministri e priti me pantallona të shkurtra dhe këmbëzbathur”.

Sipas Euronews, “të dy vendet presin që liderët e BE të mbështesin kërkesën e komisionit të BE në Bruksel për të hapur bisedimet. Por Franca, Holanda dhe Danimarka po dëshmojnë rezistence ndaj çdo lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke shtuar vende të reja”.

Jack Parrock i Euronews u ul ekskluzivisht me kryeministrin Edi Rama në rezidencën e tij verore në qytetin buzë detit në Dhërmi.

“Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, ka thënë Rama, duke theksuar se “Anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën”- thotë ai.

Sipas rezultateve të një hetimi të Këshillit Evropian, opinion publik i BE-së po bëhet gjithnjë e më kundërshtues përballë vendeve të reja pretendente për anëtare.

Frika ndaj migracionit janë rritur me përfshirjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por më tej opinioni publik ka ende shumë pengesa që Shqipëria duhet të kalojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lexo edhe :   Pika vaksinimi në Universitete/Rama thirrje studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm
Lexo edhe :   Pika vaksinimi në Universitete/Rama thirrje studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm

”Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, theksoi kryeministri Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...