Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mbrëmë na u la një zgjidhje: demokracinë ose Ramë-Lleshajn

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mbrëmë na u la një zgjidhje: demokracinë ose Ramë-Lleshajn

Nga: Mark Marku

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfrontime të ashpra mes forcave të Policisë dhe protestuesve që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama si kusht bazik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Veçanërisht tronditëse ishte skena kur Policia e Shtetit dhunoi pa asnjë arsye dhe në mënyrë barbare Sait Dollapin, Sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

Për këdo që ka pak mend në kokë nuk ka asnjë dyshim se skena të tilla janë tregues të një konflikti të ashpër civil, që po përvijohet në horizontin e së ardhmes. Nëse Kryeministri ka pasur si qëllim ta shkatërrojë tërësisht demokracinë shqiptare dhe shtetin ligjor ia ka arritur më së miri. Pasi e ka bërë Shqipërinë dhe Parlamentin shqiptar, pronë të krimit të organizuar, pasi shkatërroi zgjedhjet, pasi e la Parlamentin pa opozitë, pasi shkatërroi mediat e lira dhe universitetet, pasi mbylli Teatrin Kombëtar dhe po përgatitet të mbyllë Akademinë, pasi e la vendin pa gjykata, pasi shkatërroi ekonominë dhe i bëri shqiptarët të ikin në mënyrë masive nga vendi i tyre, pasi i hoqi vendit çdo shans për të hyrë në Europë, tani po përgatitet për hapin e fundit: të sundojë i vetëm me gjeneral Lleshajn, përmes dhunës së aparatit policor. Shkurt, ai nuk ka më asgjë të përbashkët me Kryeministrin e një vendi demokratik, por është shefi i një junte, që i ka hyrë një rruge të rrezikshme për veten dhe vendin.

Në fund të fundit, këtu do të mbërrinim, dhe situata është e qartë. Maskat kanë rënë, piktori propagandist është shfaqur fiks ashtu siç është para shoqërisë shqiptare dhe faktorit politik dhe, në këtë kuptim, ekuacioni është i qartë: ose ne do të humbim demokracinë dhe të mbajmë Ramën dhe Lleshajn, ose do të vazhdojmë përballjen dhe do të rrëzojmë Ramën dhe Lleshajn dhe do të mbajmë demokracinë. Nata e mbrëmshme i ka ndarë gjërat dhe na ka kthjelluar për të sotmen dhe për të ardhmen.

Atyre të cilëve u është neveritur politika, le të rrinë të qetë: nuk ka më politikë. Nuk ka më parti politike që luajnë njëra me tjetrën si macja me miun, duke shkëmbyer respektivisht poste, para dhe favore, nuk ka më retorikë boshe, nuk ka më iluzione. Ka një juntë dhe një grup që lufton me këtë juntë dhe kjo është opozita e bashkuar. Ka qytetarë të frikësuar, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeveria e shndërruar në juntë, por që ende nuk kanë besim mjaftueshëm te opozita që i ka hapur betejë juntës, ka godina institucionesh, por jo institucione, dhe këto godina, për momentin, po i mbron me vetëmohim një gjeneral në pension me gaz lotsjellës, me trupa, me stërmundim të madh.

Qytetarët bashkë me gazin lotsjellës që e morën me tepri, mbrëmë morën një lajm të rëndësishëm dhe lajmi është ky: nuk kemi më qeveri, kemi juntë. Dhe duhet ose të përballemi me të ose t’i nënshtrohemi asaj. Për vete, kam zgjedhur të mos nënshtrohem. /Panorama

 

Tags: lleshajMark Markuprotestarama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“Jemi në gjendje lufte”/ Klevis Balliu: Do ta tërheq zvarrë Ramën!

“Jemi në gjendje lufte”/ Klevis Balliu: Do ta tërheq zvarrë Ramën!

Bashkëshortja e Bashës: Do dal sa herë të më thërrasin, situata është e tmerrshme

Bashkëshortja e Bashës: Do dal sa herë të më thërrasin, situata është e tmerrshme

Basha ngre zërin: Opozita nuk do ndalet, beteja do vijojë më e fuqishme

Basha ngre zërin: Opozita nuk do ndalet, beteja do vijojë më e fuqishme







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com