Bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha, është bërë pjesë e protestës që po mbahet para godinës së Drejtorisë së Policisë. Aurela Basha, në një prononcim për mediat deklaroi se ka dalë të protestojë si një qytetare e Tiranës, pasi situata është e tmerrshme.
“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme, e tmerrshme”, tha ajo.
Protestuesit kërkojnë lirimin e qytetarëve, deri tani të konfirmuar jo zyrtarisht 50 persona, të arrestuar nga policia gjatë gjithë natës së mbrëmshme në sajë të protestës së organizuar nga opozita.