”Mbi 850 mijë vota”/ Rama parashikon mandatin e 4-ët për PS

Kryeministri Edi Rama mori mandatin e tretë qeverisës, teksa Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Por, ende pa nisur mandatin e tretë, kreu i qeverisë duket se i ka bërë gati planet për mandatin e katërt.

I ftuar në emisionin ”Opinion”, Rama u shpreh se Partia Socialiste do të ketë mbi 850 mijë vota pas 4 vitesh.

Edi Rama: “Që nga viti 2005 vetëm po rritem, në 2009 humbëm për shkak të formulës së koalicionit.Në zgjedhjet e tjetra PS do të jetë mbi 850 mijë vota. Nuk e vendo unë sa do marr, ajnë objektiva bazuar në analiza. Është shkencë kjo.”