Rama kërkon falje: Shkela rregullat në mitingun e fitores

Kryeministri Edi Rama ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar ndjesë publike për mitingun me mijëra qytetarë në shehsin “Skënderbej”, kur ai shpalli fitoren e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin ”Opinion”, Rama tha se nuk e dinte që mitingu do të ishte pa ruajtur distancën sociale, pasi organizatorët nuk ia kishin komunikuar, ndërsa shtoi se nuk mund të largohej në mes të mitingut dhe të ikte.

Edi Rama: ”E pranoj që ajo që ndodhi ne në këtë aspekt ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë kam bërë edhe një komunikim me organizatorët, se nuk e kuptova pse nuk ishte zbatuar e njëjta skemë me karrige dhe distancë, dhe në ato kushte nuk kishte si të ikja se mund ta bëja dhe këtë. Në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe është kundër rregullave. Jam habitur, se më pyetën se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur.”