E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ”Nënë Tereza”, 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë se deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1 milion vaksina, teksa procesi i vaksinimit vijon në të gjithë vendin.

”Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19, nga 2.771 testime të kryera.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257

Raste pozitive 132,488

Raste të shëruara 129,910

Raste Aktive 124

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42

Tiranë 35

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 8

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Dibër 3

Korçë 2

Kukës 2

Fier 1

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...