E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash buzë rrugës në Gjermaninë juglindore.

Pikturat u gjetën nga një 64-vjeçar në një stacion shërbimi autostrade në rajonin e Bavarisë muajin e kaluar. Ai i dorëzoi më vonë pikturat në polici në qytetin perëndimor të Këlnit, shkruan BBC.

Një vlerësim fillestar nga një ekspert arti arriti në përfundimin se dy pikturat në kornizë ishin origjinale.

Në njërën nga pikturat, është portreti i një djali që mban një kapele të kuqe. Policia thotë se është pikturuar nga Samuel van Hoogstraten, një piktor dhe shkrimtar i cili jetoi në Hollandë midis viteve  1627 dhe 1678.

Ndërkohë, në pikturën tjetër është pikturuar një autoportret i qeshur nga Pietro Bellotti, një piktor më pak i njohur italian.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...