Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mbeti i plagosur sot/ Ja kush është Ardian Çapja dhe historia e hakmarrjeve në Elbasan

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mbeti i plagosur sot/ Ja kush është Ardian Çapja dhe historia e hakmarrjeve në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan, ku si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur Ardian Çapja.

Ky i fundit thuhet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kush është Ardian Çapja

Ardian Çapja është një emër shumë i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë. Ai është shoqëruar dhe arrestuar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Familja Çapja është pronare e hotel “Universit”, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

I plagosuri i sotëm, Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.

Për këtë atentat të tretë të dështuar që ndodhi paraditen e sotme, ende nuk ka asnjë pistë konkrete, por sërish sipas burimeve policore pista kryesore lidhet me konfliktet e vjetra të fisit Çapja. Kështu më 3 shkurt të vitit 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë edhe pre e tyre.

Historia e hakmarrjeve të fisit Çapja

Historia e krimeve të pazbardhura ka si moment nisjeje vitin 2005.

Në dhjetor të këtij viti, pas një konflikti mes ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Elbasanit Fadil Mema dhe Sokol Çapjas mbeti i vrarë ky i fundit. Policia identifikoi si autorë nipat e oficerit të policisë.

Nuk do të vononte reagimi, kur në maj të 2006 vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Pas një periudhe qetësie të rremë, kalvari i vrasjeve rihapet në vitin 2012 me Gentian Beqirin, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas dhe që ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Dhe pas kësaj ngjarjeje tentohet të vritet edhe Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur. Ngjarjet do të zhvendoseshin në Itali, ku në mars të vitit 2015 ekzekutohet ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Fadil Mema, në qytetin e Torinos.

Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasanit”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.

Të gjitha këto ngjarje, asnjëra prej të cilave gjatë dekadës së fundit nuk është zbardhur plotësisht nga drejtësia, i kanë dhënë mundësi grupeve rivale që t’i lajnë vetë hesapet, të cilat duket se jo vetëm nuk janë mbyllur, por po bëhen akoma edhe më të rrezikshme, edhe për sigurinë publike.

Vrasjet e Elbasanit:
Dhjetor 2005, vritet Sokol Capja

Maj 2006, vritet Ardian Ibrahimi
Gusht 2012, vritet Gentian Beqiri
Gusht 2012, plagoset Fadil Mema
Mars 2015, vritete Fadil Mema
Shkurt 2016, vritete Agron capja
Shkurt 2016, vritet Ardit Sinakolli
Shkurt 2016, vritet Eno Badelli
Prill 2016, vritet Dritan Sheme

 

Tags: ardian capjaatentatElbasanHakmarrje

TË LIDHURA

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

15:46 | 24/02/2026
GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’
Aktualitet

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn
Aktualitet

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Next Post
Plumbi e ka kapur në shpatull, Çapja mohon të jetë qëlluar me armë zjarri

Plumbi e ka kapur në shpatull, Çapja mohon të jetë qëlluar me armë zjarri

Makina e djegur/ Ardian Çapaj u qëllua me snajper

Makina e djegur/ Ardian Çapaj u qëllua me snajper

EMRAT/ OFL i dërgon formularin 5 të dënuarve nga Tirana dhe Kavaja

EMRAT/ OFL i dërgon formularin 5 të dënuarve nga Tirana dhe Kavaja







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

by mirseda
15:46 | 24/02/2026
0

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, z. Endrit Shabani, me...

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

15:08 | 24/02/2026
Shqyrtimi i kërkesës së Veliajt, kryebashkiaku merr kohë për tu njohur me aktet

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn

15:06 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com