E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Mbase po vjen koha për ‘tërmet’ edhe mes figurash publike

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Nga Çapajev Gjokutaj

Koha rrjedh njësoj sekondë pas sekonde nëpër shekuj e mileniume. Jemi ne, perceptimi dhe përjetimet tona, që i japim ritëm. Një sekondë është vetëm një çast fluturak, por një sekondë kur toka lëkundet nën këmbët e tua dhe dhoma të ngjan si kaike në furtunë, përjetohet gjatë, gati-gati si përjetësi e mbushur me frikë e drithërima.

Edhe çastet pas tërmetit mbushur me fatkeqësi e rënkime që vijnë nga poshtë gërmadhave krijojnë një perceptim tjetër për kohën. Pasojnë ditë që, për nga intensiteti i informacionit dhe i përjetimeve, ngjajnë muaj.

Nga ana tjetër intesiteti i përjetimeve bën të të ngjajë sikur çdo gjë lëkundet e thërrmohet në çast. Nuk ke kohë të përqendrohesh e të tjerrësh gjatë. Gjithçka vjen e copëzuar si pjesët e një mozaiku. Të copëzuara janë edhe shënimet qe vijojnë.

 

  1. 28 Nëntor 2019, ditë feste e përzishme. Dhimbja për dhjetëra vetë (këtë mëngjes arritën 40), që dhanë frymën e fundit nën gërmadhat e tërmetit, sot vjen e bëhet më e thekshme. Mbase ngaqë jep e merr me gëzimin dhe festimet e munguara.

Dhimbja dhe zija janë legjitime, megjithatë janë fare pak dhe s’mund ta zbusin boshllëkun që lë humbja.

E tha dhe poeti, vdes njeriu dhe ne flasim për të si për një gjë të shtrenjtë e të njohur. Por a e njihnim vërtetë, a e dimë si ndihej kur fshinte lotët e dhimbjes a puthte për herë të pare?

Nuk vdes njeriu, shton poeti, vdesin botët brenda tij, botë që s’kemi për t’i njohur kurrë.

Parë kështu çdo vdekje lë boshllëk që vështirë se mbushet.

Zija është njerëzore dhe ka vendin e vet, por bëhet më e çmuar kur na orienton nga jeta dhe na shtyn të hapim sytë e të shohim varfërinë dhe hallet e tjetrit. Jo kur ikën, por sa është gjallë dhe ka nevojë për kujdes e dashuri, për shtet e drejtësi.

 

  1. Ardhja e specialistëve për të nxjerrë të mbeturit nën gërmadha ka ngjallur admirim e shpresë, por edhe diskutime. Vijnë nga Kosova e Serbia, nga Mali i Zi e Turqia, nga Italia, Franca e Rumania, nga Kroacia, Zvicra, Greqia dhe vende të tjera.

Shquajnë për humanizëm, kujdes e profesionalizëm, por janë edhe të mirëpajisur. Këtu merr shkas edhe diskutimi i parë. Pse ekipet tona të shpëtimit, po aq të gatshme dhe ato për të ndihmuar duke rrezikuar edhe jetën e tyre, nuk kanë as pajisjet dhe as përvojën e ekipeve të tjera, duke filluar nga vëllezërit kosovarë e duke shkuar te italianët, turqit e francezët?

 

Politikanët dhe menaxherët tanë nuk e vrasin fort mendjen për nesër, për rreziqe e fatkeqësi që mund të na pllakosin, shohin vetëm sot për sot, thotë njëra palë.

Kompleksi i Rozafës na ndjek si nëmë, thotë pala tjetër, ndaj institucionet i kemi prish e ndreq. S’kujdesemi as për vazhdimësi, as për përvojë e pajisje. Mentaliteti tribal dhe korrupsioni na shtyjnë të punësojmë e të ç’punësojmë dhe t’ia nisim gati nga e para sa herë  ndërron qeverisja. Klima kap ç’të kapësh nuk rrit specialistë e institucione, por militantë dhe tarafe.

Tërmeti shuan armiqësitë, bën bashkë kosovarët dhe serbët, turqit dhe grekët, njoftojnë disa media. Kjo është puna jonë, përgjigjet një specialist serb, bëhemi bashkë në fatkeqësi pavarësisht kombësisë dhe kufijve dhe këtë e bëjmë që të ndihmojmë të rrezikuarit, por edhe që të grumbullojmë përvojë e njohuri. Ndryshe do dëmtonim veten.

Dhe ka të drejtë. Do të dilnim më të fituar në se në ligjërimet tona për kombet e patriotizmin do të kishte më pak ndasi e urrejtje dhe më shumë përpjekje për afri e integrime. Urrejtjet vijnë nga e shkuara, afria dhe integrimet shtrojnë rrugën drejt të nesërmes. Kush ecën me vështrimin para synon progresin, ata që e mbajnë kokën pas jo vetëm që ecin më ngadalë, por edhe rrezikojnë të thyejnë qafën.

 

  1. Ka dhenë dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit. Është akt reflektimi e pendese ngaqë, në një prononcim publik deklaroi se ishte e kënaqur që tërmeti shkaktoi vetëm 51 viktima. Vetëkuptohet që kemi të bëjmë me një lapsus.

E kam thënë në kushte stresi që i tejkalon forcat e mia, shkruan kryebashkiakja dhe ka të drejtë. E folura në publik, por ca më shumë menaxhimi i emergjencave kërkojnë njerëz me përvojë e njohuri.

Ky akt i kryebashkiakes nxjerr më në pah një pyetje përvëluese: nëse ajo për një fjalë goje jep dorëheqjen, ç’duhet të bëjnë biznesmenët që ndërtuan pallate jashtë çdo standardi, mbushën xhepat me para dhe tani bëjnë sehir sikur të ishin duarjashtë?

Dhe më britshëm akoma: ç’duhet të bëjnë pushtetarët e administratorët që dhanë leje ndërtimi a legalizuan jashtë çdo kriteri dhe mbyllën sytë për standarde e për siguri, disa të shtyrë nga dallkaukllëku dhe disa nga babëzia?

Mos vallë edhe ndërtuesit shkel e shko, edhe administratorët barkderra duhet të gëzojnë paret e bëra me allishverishe që na kushtojnë jetë, gjak e mund?

Kjo s’është nxitje për hakmarrje e shpagim, por thirrje për drejtësi e për t’i dhënë fund historisë që na ndan në dy grupe: lart një pakicë barkdreqërish dhe poshtë turma fatkeqësh.

 

  1. Marin Mema dhe fondacioni “Rrënjët shqiptare”, me president Marko Kepin, kanë mbledhur 2.1 milionë usd donacione për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Arbër Hajdari dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe” 1.4 milionë usd, kurse imami Elvis Naçi 558 mijë usd.

Shumat dëshmojnë se këto personalitete të jetës publike kanë bërë për vete mijëra e mijëra njerëz, kanë fituar besimin e tyre, natyrisht me punë të frytshme dhe përkushtim të përditshëm.

Po sikur të dilnin politikanë dhe gjithologë, nga ata që na kanë mbirë nëpër ekranet e televizorëve, dhe t’i drejtoheshin publikut, sa fonde do të mblidhnin?

Mbase po vjen koha për ‘tërmet’ edhe mes figurash publike. Krahas ndërtimesh kallp kemi edhe shumë profetë podiumesh dhe ekranesh. Fatkeqësisht të rremë.

6.‘ Moti është gri,/ shpirti është gri,/ gri edhe kënga./ Era pa erë,/ buka pa bukë,/ pa zemër zemra.’

Këto vargje të Xhevahir Spahiut më vijnë në mend  kur shoh se  ka gdhirë një ditë e mardhur. Kodra përballë ngjan si e nxjerrë nga peizazhi i një piktori mediokër, nga ata që nuk dinë të operojnë me dritën.

Mes kësaj atmosfere të mardhur e gri sjell ndër mend qindra familje me fëmijë, pleq e të sëmurë që e kanë kaluar natën në çadra mes të ftohtit dhe dhimbjes.

Dhe përfytyroj se të ftohtit fizik s’është gjë krahasuar me acarin që u kërcënon shpirtin.  Pa pritur e pakujtuar kanë parë t’u shemben shtëpitë. Mundi i një jete të tërë është bërë gërmadhë brenda pak çastesh.

Vargu ‘Pa zemër zemra’ më ringjall pështirosjen që kam ndjerë mbrëmë duke parë ekraneve politikanë që përpiqen të bëjnë politikë mes gërmadhave e fatkeqve.

Si s’u nginjën me shfaqje, shtirje, krekosje e karagjozllëqe për vota? Ka qenë kjo babëzi per pushtet që s’i ka lenë të bëjnë shtet e të instalojnë rend, ligj e siguri.

Të përfshirë në luftë të ethshme pushteti, pushtet që konvertohet tak-fak në pasuri për vete a për tarafin politik, i lanë njerëzit të nguleshin e të ndërtonin ku të mundnin, në toka buke e mbi vepra hidrike, mbi rërë a në kënetë, pa pyetur as për shtet e as për ligje të natyrës.

Dhe tani vazhdojnë luftën për vota mes gërmadhave. Bëjnë mirë të ulin kokën dhe të ndihmojnë sa mund të ndihmojnë.

Të gjitha palët e kanë treguar veten, kanë ardhur e ikur nga pushteti disa herë dhe bashkarish e të gjithë tok e kanë gatuar këtë mynxyrë ambientale. Asnjëra nuk meriton vota, të gjithë e kanë hak shkelmin. ‘Pa zemër zemra’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...