Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mazhoranca mbledh 28 firma për të shkarkuar Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mazhoranca mbledh 28 firma për të shkarkuar Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë

Mazhoranca pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

CV e Arben Malajt:

Prof. Dr. Arben Malaj është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Ai ka shërbyer si anëtar i këtij Këshilli edhe në periudhën korrik 2016 – nëntor 2018. Prof. Dr. Arben Malaj ka mbaruar studimet e larta për financë në vitin 1986 pranë Universitetit të Tiranës. Mban titullin “Profesor” që prej muajit shkurt të vitit 2016. Gjatë periudhës 2005-2006, ai ka ndjekur programin “Senior Fellow” pranë Universitetit të Harvardit, Shkolla e Qeverisjes John F. Kennedy, Qendra për Biznes dhe Qeverisje, gjatë të cilit kreu studimin kërkimor me fokus perspektivën ekonomike të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kryer specializime pasuniversitare në disa universitete evropiane e amerikane dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Malaj ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik. Prof. Dr. Malaj ka qenë Ministër i Financave gjatë periudhës 1997-1998, Ministër i Ekonomisë gjatë periudhës 2002-2003 dhe sërish Ministër i Financave në periudhën 2003-2005, duke shërbyer edhe si Guvernator i Shqipërisë pranë Bankës Botërore.

Në periudhën 1997-2013, ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës ka qenë edhe anëtar, zëvendëskryetar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në vitin 2001, ai ka qenë Kryetar i Delegacionit të Kuvendit Shqiptar në Parlamentin Evropian. Prof. Dr. Malaj është bashkëthemelues dhe ish-President i Institutit të Politikave Publike dhe Mirëqeverisjes. Në periudhën 2016-2017, Prof. Dr. Arben Malaj ka qenë Rektor i Kolegjit Universitar “Luarasi”. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, z. Malaj është angazhuar si lektor me kohë të pjesshme dhe të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai është autor i mjaft studimeve të karakterit ekonomik, si dhe udhëheqës i shumë doktorantëve për tematika të zhvillimeve financiare lokale e globale. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkautor i disa teksteve mësimore. Prof. Dr. Malaj ka mbajtur një sërë leksionesh të hapura në universitete të ndryshme brenda vendit, në rajon dhe në SHBA. Ai jep kontributin e tij publik në median e shkruar dhe vizive nëpërmjet opinioneve të ndryshme që lidhen me çështje të ekonomisë dhe financave shqiptare.

Tags: 28 firmaArben Malajbankamazhoranca

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Shqipëria më e shtrenjta në rajon, shqiptarët më të varfër

Shqipëria më e shtrenjta në rajon, shqiptarët më të varfër

“Gazetaria në Shqipëri vritet”, Marku tregon arsyen pse nxehet aq shumë

“Gazetaria në Shqipëri vritet”, Marku tregon arsyen pse nxehet aq shumë

Pas deklaratës për dorëheqje, Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores në Shkup

Pas deklaratës për dorëheqje, Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores në Shkup

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com