Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Maskat, detyrim dhe në mjedise të hapura/Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Maskat, detyrim dhe në mjedise të hapura/Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Në Shqipëri, qeveria njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në mjediset e hapura, të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton këtë urdhër, pasi vendi sipas tij nuk duhet të rrezikojë t’i rikthehet skenarit të kufizimit apo mbylljes së aktiviteteve dhe jetës ekonomike.

Ndërsa viruset e tjera sezonale pritet t’i bashkohen Koronavirusit, dhe rastet e reja ashtu siç po ndodh në shumë vende të tjera, gjithashtu të jenë në rritje, autoritetet shqiptare njoftuan sot se “nga java e ardhshme, maska do të jhetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo bar, ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Zbatimi i urdhërit për mbajtjen e maskave do të mbikqyret nga policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë: “Masa ndëshkimore, do të zbatohet për të gjithë, te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ se mund t’i shmanget gjobës”.

Sipas zotit Rama vendi nuk duhet të rrezikojë rikthimin te kufizimet apo mbylljen e aktiviteteve dhe vetë ekonomisë: “Ne nuk mund të presim që të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi, nivelin e ulët të valës ndëshkimore, që është e qëllimshme, dhe që për shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre, nuk arrijnë dot të kuptojnë që ky është minimum i minimumit. Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit apo vendit nesër”.

DItët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e rasteve si dhe e shtrimeve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gatshëm janë dhe dy spitale të tjera, që e çojnë në 550 kapacitetin e shtretërve. Ajo shpjegoi se në rast të përkeqësimit të situatës vendi është përgatitur për të paktën tre skenarë që parashikojnë përfshirjen në trajtim të të sëmurëve dhe të spitaleve rajonale: “Në skenarin e parë do të kemi përfshirjen e 5 spitaleve rajonale, ku shtohemi me rreth 600 shtretër. Në skenarin e dytë, përfshirjen e tre spitaleve të tjera rajonale, ku shtohemi me 240 shtretër dhe në skenarin e tretë, përfshirjen e tre spitaleve dhe shtohemi me 148 shtretër. Në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër”.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të shtruarve deri pasditen e sotme është 232 pacientë. Në total të prekurit kanë arritur në mbi 15 mijë e 200 persona, nga të cilët, mbi 5400 janë aktivë. Që nga nisja e pandemisë janë 416 viktima, nga të cilët 3 vetëm në 24 orët e fundit. /VOA

Tags: edi ramakoronavirusmaskëogerta manastirliu

TË LIDHURA

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie
Aktualitet

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës
Politikë

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

21:37 | 05/09/2025
Next Post
Plagoset me armë nipi i Ramush Haradinajt, plumbat kapin edhe një kalimtar

Plagoset me armë nipi i Ramush Haradinajt, plumbat kapin edhe një kalimtar

Zbuloni shenjat me fat për sot, ja çfarë thotë horoskopi

Horoskopi 11 tetor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

Parashikimi i motit, 11 Tetor 2020

Parashikimi i motit, 11 Tetor 2020

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com