E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Mashtrimi me call center-at në Shkodër, “detyrim paraqitje” për 8 të ndaluarit

Në Gjykatën e Shkodrës është dhënë masa e sigurisë për tetë të ndaluarit, në kuadër të operacionit “North Forex”. Gjykata e Shkodrës pasi ka shqyrtuar provat e prokurorisë, ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Platformat me të cilët ata punonin rezultojnë të jenë Vicidial, Forex dhe Exchange. Të treja platformat ishin funksionale brenda ambienteve të një call centeri që rezulton të jetë në pronësi të polakut Pawel Wziontek. Ky i fundit, bashkëjetësuesja e tij Alma Sokoli dhe një mik i identifikuar si Klodian Memo janë shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...