Pas pamjeve shokuese që ofroi tregu i Kombinatit, e të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale, menjëherë u morën masat e duhura.
Ministria e Shëndetësisë është hedhur në veprim, për shmangien e radhëve në këtë treg.
Sikundër paralajmëroi ministrja Manastirliu, këtë mëngjes në hyrje të tregut është vendosur korridori sanitar.
Policët në hyrje do të kontrollojnë të gjithë qytetarët pa përjashtim, nëse janë të pajisur me lejen përkatëse për dalje. Po kështu, nëse kanë masa mbrojtëse si doreza dhe maska, si dhe bëjnë futjen e tyre në treg me radhë njësoj si në supermarkete apo furra buke.
Në treg hyrja do të bëhet përmes një postblloku. Kushdo që hyn dezinfektohet, kalojnë me radhë një nga një.
Tek shenja e vendosur me ngjyrë të verdhë, blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet. Më tej e liron vendin, dhe vjen dikush tjetër.