Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Marrëveshje Danimarkë-Kosovë: 300 qeli për 210 milionë euro?

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshje Danimarkë-Kosovë: 300 qeli për 210 milionë euro?

Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës për të zhvendosur refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit në Kosovë. Kritikët shohin në këto plane një minim të rregulloreve të azilit në BE.

Janë disa media gjermane që i kanë kushtuar vëmendje planeve të Danimarkës për të dërguar në Kosovë refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit. Planet e qeverisë daneze kanë ndezuar debat të madh edhe në Danimarkë. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” në një artikull të saj thekson se Danimarka planifikon të dërgojë në Kosovë një pjesë të refugjatëve të burgosurve para dëbimit, për të ulur presionin në burgjet daneze. Sipas ministrit danez të Drejtësisë, Nick Haekkerop, ky vend do të marrë në përdorim 300 qeli burgu për të burgosur para dëbimit. Nga Kosova ka pasur një konfirmim, sipas radios daneze, DR. Sipas gazetës gjermane planet janë të tilla: Danimarka do të marrë me qira për 10 vjet qelitë, kurse Kosova do të marrë si shpërblim 210 milionë euro nga Danimarka.

“Rregulla daneze”

Nga Danimarka theksohet, se në burgun në Kosovë do të vlejnë “rregulla daneze”. Ministri i Drejtësisë, Haekkerup ka siguruar se “duhet ta përfytyroni, si në një burg danez, por në vend tjetër”, citon Süddeutsche Zeitung. Por planet e Danimarkës që ka negociuar në fshehtësi për një 1 vit me Kosovën, sipas “Süddeutsche Zeitung” kritikohen ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut. Shkak janë kushtet e këqija në burgjet e Kosovës, ku “Komiteti kundër Torturës i Këshillit të Europës, CPT në vitin 2020 dokumentoi akuza për korrupsion dhe keqtrajtim. Ata pyesin, se si shteti në Danimarkë do t’u garantojë të afërmve sipas ligjit danez një vizitë në javë. ‘Organizon shërbimi i burgjeve pastaj fluturime në Kosovë që fëmijët të shohin prindërit e tyre?’ ka pyetur kreu i Borns Vilkär, Shoqatës për Mbrojtjen e Fëmijëve Rasmus Kjedhal'”, shkruan Süddeutsche Zeitung. Kurse sipas radios gjermane, “Deutschland Funk” planifikohet që Danimarka të marrë përsipër një burg me 326 vende në Gjilan”.

Përkeqësim për burgjet kosovare?

Edhe gazeta gjermanishtfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje akomodimit të refugjatëve të burgosur nga Danimarka në Kosovë. Planet e qeverisë daneze janë bërë të ditura në kuadër të një pakete reformash për lehtësimin e burgjeve daneze. Sipas NZZ, ndryshe nga marrëveshja me Uashingtonin për pranimin e refugjatëve afganë në Prishtinë e Shqipëri, që ishte gjest humanitar, marrëveshja me Danimarkën është biznes. “Kosova mund t’i përdorë mirë të ardhurat që lidhen me këtë, sidomos në kohët e pandemisë”, shkruan NZZ. Por ka zëra të vëzhguesve politikë në Kosovë, që thonë, se Prishtina me gjasë ka marrë edhe mbështetjen e Kopenhagës për liberalizimin e vizave, sipas NZZ. Shqetësim mbetet edhe se çfarë efekti do të ketë një marrëveshje e tillë në burgjet e vetë Kosovës. “Driat Cerabregu nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës përmend, se në Gjilan aktualisht ndodhen 200 të burgosur. Zhvendosja e tyre në burgje të tjera do të çojë pashmangshëm në një mbingarkesë dhe përkeqësim të kushteve të burgimit”, shkruan NZZ. Por me sa duket marrëveshja është gati. Sipas mediave konfirmimin e ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Madje NZZ shkruan se një marrëveshje e tillë pritet të nënshkruhet të hënën në prani të ministrit Haekkerup në Prishtinë. /DW

Tags: burgjetdanimarkekosove

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
Varianti i ri/Aksionet bien dhe nafta fundoset në të gjithë botën

Varianti i ri/Aksionet bien dhe nafta fundoset në të gjithë botën

“Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit e Doshit”

“Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit e Doshit”

Sot protesta e Berishës kundër Vuçiç/ Bardhi: PD mbetet e hapur për demokratët

Sot protesta e Berishës kundër Vuçiç/ Bardhi: PD mbetet e hapur për demokratët







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”
Kultura

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

by mirseda
12:51 | 20/11/2025
0

U mbyll me sukses nata e parë gjysmëfinale e Festivalit të Këngës Magjike. Në skenën magjike, për...

Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

12:38 | 20/11/2025
GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

12:35 | 20/11/2025
BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…

BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…

12:24 | 20/11/2025
Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

12:05 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com