Lidhur me marrëveshjen që u arrit sot mes VV dhe LDK-së, ka reaguar edhe kryeministri ende në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ky i fundit përgjatë një prononcimi për mediat theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë qeverinë “Kurti”.
“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur prej kohësh që për ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj në Lumbardh të Deçanit.