E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Çështja e targave/Tre pikat e ‘marrëveshjes’ në Bruksel

Kosova dhe Serbia kanë arritur dakortësinë, për çështjen e targave në Bruksel. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se është arritur një draft final, dhe pritet që të miratohet edhe nga pala serbe para se marrëveshja të quhet si e finalizuar.

Sipas Bislimit, janë tre pika të marrëveshjes e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.

E para, nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave;

E dyta, do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme, për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve;

E tretë, ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës vijojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...