Sot është arritur marrëveshja në Maqedoninë e Veriut mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social Twitter se kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët e MV.
“Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, pohon Rama.
Reagimi i tij i plotë:
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.
Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.
https://twitter.com/ediramaal/status/1295746890504470528











