Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mark Marku: PD ka nevojë për rithemelim

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputeti i zgjedhur, Mark Marku, ka mbajtur një fjalim të ashpër e tejet kritik gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mjaft i drejtëpërdrejtë, ai ka kritikuar aksionin dhe analizën zgjedhore të PD-së.

Mark Marku ka deklaruar se PD-ja është në një pikë kritike të saj, dhe sipas tij, me këto ritme, Partia Demokratike rrezikon që të mbetet sërish në opozitë. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku, bëri për ‘dush të ftohtë’ demokratët, duke trumbetuar me të madhe se rrezikojnë të mbeten në opozitë dhe pas 4 vitesh. Ai nënvizoi ndër të tjera se PD-ja ka nevojë për rithemelim!

“Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vij në pushtet pas dy mandatesh të qeverisjes. Fakt i rëndë për ne, dhe për vendin! E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik, me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë.

Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi, është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi. Duke përdorur një term të Aurel Plasarit, ne jemi jashtë kohës politike, gjë që po na bën ne që të rrezikojmë kohën e PD-së për 4 vite të tjera.

Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore. Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur.

Të fillojmë të mendojmë seriozisht. Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu. Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E diskunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi. Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa perspektivë për ardhjen në pushtet”.

Mark Marku e konsideroi absurd Kuvendin Kombëtar që zhvillon punimet këtë të shtunë, ndërsa foli për një proces të madh transformimi të PD, si kusht për jetëgjatësinë e saj.

“Propozoj që në këtë Kongres të zakonshëm të merret një vendim, gjë që është e pamundur por gjithsesi ekziston mundësia për të korrigjuar gabimet. Të merret një vendim për krijimin e një komisioni për një Kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, me përfaqësues nga të gjithë faktorët brenda e jashtë PD që duan ndryshimin:

1- Krijimin e një komisioni rithemelues të PD, si edhe me ftesa për kontribute jashtë partisë, por me dashamirës të partisë
2- Hartimin e një platforme të re programore e statuti të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. Jemi Parti Demokratike, po nuk jemi fare, gjithçka e cakton kryetari.
3- Nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim i partisë deri në një Kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës, ristrukturues të partisë.
4- Kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë veç pengesave edhe dobësitë tona në fushatë dhe në afrimin e njerëz. Duhet të bëjmë një analizë të thellë. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.
Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që kanë përgjegjësinë e humbjes. Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time, s’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i partisë. Secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’ kush kupton nga politika e kupton që është një analizë për të lëvizur të tjerë.
5- Ricaktimi i datës së Kongresit, ku të nisë një erë e re për të gjithë ne. Frikë kam, nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si viktima”, përfundoi Marku fjalën e tij.

Tags: deputetMark MarkuPD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

13:31 | 05/06/2026
Aktualitet

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026
Aktualitet

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026
Next Post

Mbi 150 të vdekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

Aksident i trefishtë në Lezhë, tre të plagosur

Merr flakë në ecje, shkrumbohet mjeti në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

by mirseda
13:31 | 05/06/2026
0

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë. Duke iu referuar...

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

13:12 | 05/06/2026

Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Kush e urdhëroi operacionin të përgjigjet para ligjit.

13:06 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com