Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Manjani: Tahiri nuk ka shanse të dënohet! Në gjykatë duhen prova e jo llafe

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Manjani: Tahiri nuk ka shanse të dënohet! Në gjykatë duhen prova e jo llafe

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është i mendimit se Saimir Tahiri nuk ka shanse të dënohet, pasi në gjykatë duhen prova e jo llafe. Ai shkruan që në krye të statusit në Facebook se dosja e tij është e varfër në prova, por mjaft e pasur për lajme.

Manjani i mëshon fort faktit se mungesa e provave dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, shton shanset për pafajësi. Kjo pasi akuzat pa prova bien.

Në një analizë mjaftë të thjeshtë, ish-ministri të bën të refletosh se në këtë çështje ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi. Për rrjedhojë, vlen për tu theksuar se në shoqërinë me shtet ligjor duhen prova. Kjo vlen si për Saimirin, ashtu edhe për armiqtë e tij.

Statusi

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.

Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.

Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajësi.

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.

Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.

Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

Po me shpërdorimin e detyrës?!

Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!

Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.

Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.

Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.

Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

Duhet të insistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhra. Ky është i vetmi standart.

Kjo logjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.

Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër.

Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!!

Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci.

Tags: gjyqimanjaniTahiri

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Next Post
Surprizon moti/ Meteorologia: Rrebeshe shiu në…

Surprizon moti/ Meteorologia: Rrebeshe shiu në...

“Normaliteti” që prodhon lajm për Ilir Metën

“Normaliteti” që prodhon lajm për Ilir Metën

Zbulohet data kur nis ‘E Diela Shqiptare’

Zbulohet data kur nis 'E Diela Shqiptare'







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona
Bota

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

by mirseda
21:57 | 11/03/2026
0

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor...

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com