E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

“Normaliteti” që prodhon lajm për Ilir Metën

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Nga: Mero Baze

Presidenti Ilir Meta po përpiqet të krijojë një frymë diversioni për raportet e tij me shumicën, që ka nisur procedurën për shkarkimin e tij. Gjuha korrekte gjatë seancës para Komisionit Hetimor, gjestet etike të drejtuesve të Kuvendit dhe mungesa e ndonjë “përleshje” në sallë, duket se prodhuan lajm si sjellje normale dhe presidenti dukej i kënaqur me këtë gjë. Në fakt, kishte kohë që prodhonte lajme, vetëm si anormal.

I vetmi moment kur ai humbi qetësinë, nuk ishte salla e Kuvendit, por tek zyra e tij diku nga mbrëmja, kur zëdhënësi i tij bëri një postim, i cili, në përpjekje për të qenë satirë ndaj një dale live tek Fevziu, të Alfred Pezës, ishte më shumë një shenjë e fortë dëshpërimi, që po i dekonspironte diversionin që kishte nisur me normalitetin në seancën hetimore.

Gjithë ai seriozitet në sallë, gjithë ajo etikë, gjithë ai luks i të priturit në zyrë, u zhbënë papritur me një gjuhë vulgare lacash, që i kujtonin gazetarit, historitë e tij si deputet me premtime elektorale, a thua se dje ishte dita kur Fred Peza duhet të jepte llogari, përse nuk çoi në Peqin akademinë e Lacios në futboll.

Në fakt, arsyeja ishte më e fortë se kjo. Ajo që Ilir Meta nuk duhet të dëgjonte dje mbasdite, ishte një zë nga Partia Socialiste, që i numëronte gjithë broçkullat që tha para Komisionit, dhe që kërkonte shkarkimin e tij.

Ai ishte i interesuar për regjinë që kishte ngritur në kokën e tij, për etikën në sallën e Komisionit, kafen me kryetarin, pastaj përcjelljen, e më pas “jehonën” në shtypin e tij si seancë normale, dhe sidomos zërat për diversion rreth një pazari me Ramën.

Lexo edhe :   Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet
Lexo edhe :   Meta sqaron platformën me 14 pika dhe çfarë ka biseduar me ambasadoren Yuri Kim

Fakti që një zë zyrtar nga PS foli ne nje TV publikisht kundër tij dhe që e prishte këtë histori diversioni, e banalizoi për dy minuta seriozitetin dhe “normalitetin” e presidentit. Atij ju desh të ripërtypte pyetjet që ju bënë në Komision dhe t’u ripërgjigjej në Facebook, duke vazhduar me sulme ndaj Alfred Pezës, që është ndërkohë sekretar në PS, vetëm se ky i prishi magjinë e diversionit të normalitetit.

Madje kjo Presidencë nuk do mbahet mend aq shumë për lajthitjet shëndetësore të Ilir Metës, se sa për këshilltarët e tij që dalin e mbrojnë marrëzitë. Rasti i parashikimit të tërmetit apokaliptik nga presidenti, mund të ishte toleruar dhe si humor për shembull, por dalja të nesërmen e këshilltarit, që u kërkonte llogari ministrave përse nuk marrin masa për tërmetin, është rast më shumë se klinik për presidentin.

E njëjta gjë ndodh me sulmet që zyra e tij i bën shtypit, me një gjuhë që tregon presidentin e vërtetë.

Dje mbasdite kjo ishte më e qartë se kurrë, pas fasadës etike në Komision. Dhe nuk ishte ndonjë inat personal me Alfred Pezën. Aq më pak ka rëndësi, se çfarë mendon Ilir Meta për të, apo ai për Ilir Metën. Rëndësi kishte fakti që të mos prishej misteri i diversionit për një pazar të tij me socialistët.

Ndaj nuk e mbajti dot etikën deri në darkë. Nuk i hynte më në punë dhe e prishi magjinë e “normalitetit”, që shtoi dyshimet se ishte pazar.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nis mbledhja e Këshillit Politik për ‘Zgjedhoren’, ja çfarë pritet

Pak çaste më parë është mbledhur Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuesi...

Çfarë po ndodh? Kë po kërcënon aq ashpër Gjermania

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës" - duke përfshirë një shtetas rus - për...

“Nëna e Skënderbeut, me origjinë serbe”, Paskal Milo sqaron të vërtetën

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut....

30 milion euro për Teatrin/ Ahmetaj: Do i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj foli ditën e sotme për ndërtimin e Teatrit të Ri. Referuar letrës së Kryebashkiakut të Tiranës për 30 milion euro...

Ahmetaj: Paga e tretë e luftës do merret brenda 15 qershorit

Ministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “News24”, sqaroi se pagën e luftës pritet që ta marrin 50 mijë qytetarë. Bëhet fjalë për ata...
WhatsApp KONTAKTO TT