Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Manjani kundra presidencës’: Logjika 0. Nuk bëhet politikë me video erotike

6 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ai është i SOROS-it”/ Manjani për Bashën: Kur proteston është i dhunshëm

Prej ditësh në të gjitha mediumet shqiptare ‘vlon’ ideja që së shpejti do të publikohet një video-skandal seksual, ku është i përfshirë një ambasador i huaj në vend dhe një zyrtare e qeverisë. Kjo ngjarje ka ‘lënë’ në ankth dhe pritje shumë njerëz, të cilët hamendësojnë personazhet, formën dhe përmbajtjen.

Si lajm ‘origjinën’ e ka fillimisht nga presidenca, pas shpalljes ‘non grata’ të ambasadorit Borschardt.

A ka realisht një video erotike dhe a do ta publikojë presidenca?

Këtë realisht s’di ta thotë njeri. Pasi hamendësimet se bëhet fjalë për një video erotike u shfaqën pas një postimi të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, i cili paralajmëroi që presidenca do të publikojë një video përvëluese për një ambasador.

Ata që e ‘fabrikuan’ si ngjarje apo u përfshinë në vorbull, e përhapën duke u fshehur pas alibisë gazetareske “Burime në presidencë”. Për të tjerat, logjika qëndron vetëm te faktet aktuale, që deri tani asgjë nuk është shfaqur.

“24 orë nuk kaluan”/ Manjani bën paralajmërimin e fortë: Po shkojmë drejt kaosit

Këtë formë e të bërit politikë e ka komentuar ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai me anë të një postimi në facebook ka komentuar thelbin e të bërit politikë me video erotike, duke ju kundërvënë haptazi formës së zgjedhur dhe thashethemnajës me origjinë nga presidenca.

Më poshtë është dhe statusi i plotë i Ylli Manjanit

“Është një video erotike…”

Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike.

Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më ska!

Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për kët punë janë bërë ato të shkreta…

Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dreth ky apo ajo bashkshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhëtar.

Qesharakë! Kaq e cekët është kjo llogjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhëtarët. Të tjerët janë engjëj!

Për të qeshur me lot madje. ????

Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje erosi jashtmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncensionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje ?!

Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?!

Llogjika 0!

Por edhe morali 0! Pse moral është të marrësh vemendjen publikut me gjera krejt private të dikujt?!

Nga ana tjetër, moral është të sherrosësh familjet e “viktimave” të videove?!

Kur do burrërohemi (moralisht) që ti themi tjetrit në sy “ik mor sharlatan” a ku e di unë se çfarë?! Se burrat duhet të ta thonë hapur në sy atë që mendojnë dhe jo pas krahëve “shih se kam një video për ty”…

Është më e ndershme dhe e morlashme sa më ska ta shash tjetrin e t’ja thuash në surrat, sesa pas krahëve e me aspekte nga jeta private.

Edhe kisha që është autore e monogamisë, ka krijuar institucionin e rrëfimit që është prap një institucion privat.

Njerëzit me funksione publike nuk bëjnë aspak përjashtim nga kjo llogjike. Nejse, unë kështu mendoj. E poshtër është.

Tags: Analizekomentylli manjani

TË LIDHURA

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Aktualitet

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

13:33 | 17/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn
Politikë

LAJM I FUNDIT, Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK

13:31 | 17/12/2025
Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë
Politikë

Takimi i Salianjit në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha: Kemi pasur informacione…

13:20 | 17/12/2025
Next Post
“Babale”, dëshmon në Prokurori Ylli Rakipi: I kam dhënë para Olldashit

Ylli Rakipi zbulon ambasadorin e “videos erotike”

“I dhamë 100 mijë euro ‘Notre Dame’, por kampionët i lëmë të vdesin për bukë”

"I dhamë 100 mijë euro 'Notre Dame', por kampionët i lëmë të vdesin për bukë"

Frymëzuese/ Njihuni me shqiptarin e verbër që punon si zdrukthëtar (Video)

Frymëzuese/ Njihuni me shqiptarin e verbër që punon si zdrukthëtar (Video)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Aktualitet

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

by mirseda
13:33 | 17/12/2025
0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari)...

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

LAJM I FUNDIT, Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK

13:31 | 17/12/2025
Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë

Takimi i Salianjit në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha: Kemi pasur informacione…

13:20 | 17/12/2025
Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

13:13 | 17/12/2025
Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë, 13-vjeçari godet me mjet prerës të miturin

Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë, 13-vjeçari godet me mjet prerës të miturin

12:56 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com