Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Manjani: Kolegji gabon, pas vendimit të Presidentit s’ka vend për debat

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Manjani: Kolegji gabon, pas vendimit të Presidentit s’ka vend për debat

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë të hënën vendimin e partisë së drejtuar nga Idajet Beqiri për t’u ç’regjistruar nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Sa i përket kësaj, ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se Kolegji nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Manjani deklaron se pas dekretit të Presidentit nuk jemi më në proces zgjedhor, ndaj debati ka të drejtë një subjekt të qëndrojë apo të largohet nga zgjedhjet, nuk ka kuptim.

“Formalisht pas Dekretit të Presidentit ne nuk jemi në proces zgjedhor. Ndaj debati ka apo jo të drejtë një subjekt të largohet apo të rrijë në zgjedhje nuk ekziston përsa kohë që s’ka zgjedhje”, shkruhet në postimin e Manjanit.

Sipas tij, Kolegji gabon duke pranuar gjykimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri kundër KQZ sepse “së pari ajo mosmarrëveshje nuk lidhet me një proces zgjedhor legjitim dhe, së dyti indirekt merr një kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mund të mos shprehet për legjitimitetin e dekretit”.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Sqarim:
Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor.

Formalisht pas Dekretit të Presidentit ne nuk jemi në proces zgjedhor. Ndaj debati ka apo jo të drejtë një subjekt të largohet apo të rrijë në zgjedhje nuk ekziston përsa kohë që s’ka zgjedhje.

Në të shkuarën janë shqyrtuar kërkesa të tilla, por gjithnjë brenda një proçesi apo periudhe zgjedhore.

Rasti këtë radhë nuk është njësoj, sepse formalisht jemi jashtë proçesit.

Fakt është se nuk ka ende një datë zgjedhjesh. Fakt është gjithashtu se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është në fuqi.

Fakt është se fuqinë e këtij dekreti e anulon ose vetë Presidenti ose Gjykata Kushtetuese.

Përsa kohë dekreti është në fuqi, Kolegji Zgjedhor nuk ka juridiksion të shqyrtojë mosmarrëveshje që lidhen me një proçes inekzistent.

Nga ana tjetër Kolegji nuk ka fuqi ligjore të bëjë ekzistent një proçes të tillë, qoftë dhe indirekt siç pretendon partia në pushtet.

Pra duke pranuar gjykimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri kundër KQZ, Kolegji gabon sepse së pari ajo mosmarrëveshje nuk lidhet me një proces zgjedhor legjitim dhe, së dyti indirekt merr një kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mund të mos shprehet për legjitimitetin e dekretit.

Ndaj rruga e vetme e ligjshme është pushimi i gjykimit të çështjes.

Ose nëse duan ta gjykojnë, do duhet ta pezullojnë gjykimin dhe ti kërkojnë Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar është apo jo Kushtetues Dekreti i Presidentit.

Vetëm kështu mund të shqyrtohet ajo çështje në mënyre korrekte sipas ligjit.

Tags: dekreti i presidentitidajet beqiriKolegji ZgjedhorKQZylli manjani

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
“U përqafuam, mori ça deshi”/ Rama-Bashës: 1 herë u bëra Romeo, por…

“U përqafuam, mori ça deshi”/ Rama-Bashës: 1 herë u bëra Romeo, por...

“S’jam e lumtur”, Rozana Radi i përgjigjet publikisht gazetarit të njohur

“S’jam e lumtur”, Rozana Radi i përgjigjet publikisht gazetarit të njohur

Fati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ja ç’do ndodhë nesër

Fati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ja ç’do ndodhë nesër







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com