Në fjalën e marrë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se tërmeti dhe COVID 19 janë dy sfida për sistemin tonë shëndetësor. Ajo zbuloi se testimet e shpejta do të vijnë në vendin tonë brenda dhjetorit. Ministrja, duke bërë një bilanc të situatës, pohoi se 250 shtretër i janë shtuar kapaciteteve për situatën vjeshtë-dimër. Po kështu, spitalet rajonale janë parapërgatitur për vjeshtë-dimrin.
Sa i takon vaksinave të gripit, Manastirliu njoftoi qytetarët se nga dje kanë mbërritur sasia e fundit e 230 mijë vaksinave. Ministrja shtoi më tej se 3.9 milion euro janë paguar për vaksinën anti COVID, e cila do të jetë falas.
“Sot do kisha dashur të dilja përpara jush si Ministrja e Shëndetësisë në kohë paqeje, për të diskutuar për ligjet e reja dhe Reformat në Drejtësi, dhe të gjithë investimet që edhe pse në një kohë pandemie si kemi lënë mangut, sot kam përgjegjësinë ligjore tu bëj me dije gjithë punën dhe situatën e COVID.
Kur mendonim se po kuronim plagët e sistemit shëndetësor, po jetojmë në kohë lufte. Tërmeti dhe COVID, dy skifa që vunë në provë shëndetësinë. Ne kishim dhe kemi një mision për të përmbushur, atë të shërbimit të qytetarëve. Ne po ecnim në rrugën e shërimit të sistemit tonë shëndetësor.
25 milion euro u vunë në dispozicion për kapacitetet e laboratorit. Kemi siguruar 4 laboratorë publikë që kryejnë testimet, rritëm 5 herë testimet krahasuar me qershorin. Kemi gjurmuar dhe hetuar grupet më të riskuara. Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për investim.
Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit, siguruam vaksinimin e gripit. Testimet e shpejta brenda dhjetorit. 250 shtretër i janë shtuar kapaciteteve për vjeshtë-dimrin, spitalet rajonale janë parapërgatitur për vjeshtë-dimrin.
Nga dje ka mbërritur sasia e fundit, e 230 mijë vaksinave për gripin. Pajisëm strukturat tona me linjat e oksigjenit, në mënyrë që asnjë spitali të mos i mungojë. 3.9 milion euro janë paguar për vaksinën anti COVID e cila do të jetë falas”, tha ajo.