E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

200 mijë euro avioni privat/Berisha: Rama ka shkuar për të bërë vaksinën

Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar të niste me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, thirrur nga deputeti Ralf Gjoni dhe interpelanca me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por kryeministri Rama ia ka deleguar interpelancën ministres Manastirliu, pasi ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Para se kjo lëvizje të bëhej publike sot nga Taulant Balla, këtë detaj e ka zbuluar më herët ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka treguar prapaskenat e kësaj mungese të kreut të qeverisë.

Berisha shkruan në një status në Facebook, se Rama ka shkuar në Abu Dabi, për të bërë vaksinën anti-COVID, ndërkohë që një udhëtim i tillë kushton të paktën 200 mijë euro. Kjo lëvizje, sipas Berishës, vjen në një kohë kur në spitalet COVID po vdesin pacientët e sëmurë për mungesë oksigjeni.

Statusi

Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikerisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anticovid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhetimi blic, une denoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni. sb

Lexo edhe :   Itali, mjekët dhe infermierët marrin tretësirë kripe në vend të vaksinës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...