Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Makron po gabon, Rusia s’duhet afruar me Perëndimin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Makron po gabon, Rusia s’duhet afruar me Perëndimin

Nga James Nixey & Mathieu Boulègue “Chattam House”

Nuk ka asnjë lider tjetër botëror, që të ketë një qëndrim më kontradiktor ndaj Rusisë, sesa presidenti francez Emanuel Makron. Në pamje të parë, Makron ishte kandidati më pak miqësor ndaj Kremlinit, në mesin e atyre që garuan në raundin e parë të presidencialeve të 2017-ës.

Në krahasim me Marin Lë Penin e financuar nga Rusia në njërën anë të spektrit, dhe të majtit radikal Zhan-Lyk Melenshon në anën tjetër, Makron dukej një model i moderacionit.

Për interesat e Kremlinit, ai duhet të jetë perceptuar si kandidati më pak i dëshirueshëm për interesat e tij. Kjo është arsyeja pse rusët hakeruan serverat e partisë së tij ”En Marche”, pak ditë para zgjedhjeve, në një përpjekje të minutës së fundit për të sabotuar fushatën e tij.

Dhe presidenca e tij nisi në një mënyrë shumë premtuese. Ndonëse Vladimir Putin ishte një vizitor i hershëm në Francë që në javët e para të Makronit si president, udhëheqësi francez dukej se kishte asokohe një “shtyllë kurrizore”.

Nga Versaja, duke qëndruar 1 metër larg homologut të tij rus në një konferencë për mediat, ai i cilësoi mediat ruse “Rusia Today” dhe “Sputnik” si agjentë të ndikimit dhe propagandës. Një qëndrim ky tejet i guximshëm, nëse kihet parasysh se krerët e shteteve janë përgjithësisht më të prirur drejt elegancës diplomatike sesa drejtësisë, kur takojnë homologët e tyre.

Ndërkohë takimi i fundit i Makron me Putin në Brégançon, pak para samitit të G7-ës, dhe vetë Samiti i Biarritz, prodhoi deklarata dashurie ndaj Rusisë, të cilat pavarësisht nëse dikush pajtohet apo jo me to, thjesht kundërshtuan njëra-tjetrën. Shihni disa deklarata të Makron në samitin e G7-ës:ai kritikoi Rusinë për shtypjen e protestave në Moskë, dhe i bëri thirrje Kremlinit të “respektojë parimet themelore demokratike”. Njëkohësisht, theksoi se “Rusia dhe Evropa duhet të normalizojnë raportet mes tyre”.

Një vend që po ndërmerr veprime shtypëse kundër qytetarëve të vet, të cilët guxojnë të ngrihen në protesta për veten e tyre, është për fat të keq – por edhe logjikisht – i papërshtatshëm për t’u ulur në një tryezë me Evropën (madje nuk është e sigurt, nëse ka qenë ndonjëherë).

Të thuash, siç bëri Macron, që “ne po e largojmë Rusinë nga Evropa”, pa e shtjelluar si duhet një deklaratë të tillë të pambështetur në prova, është tërheqëse për ata që dinë shumë pak mbi rolin e Rusinë në skenën ndërkombëtare. Por lëvizja e Makron është tërësisht e gabuar, për cilido që bën një listë të shpejtë të shkeljeve të fundit të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë.

Një dialogu për hir të dialogut – pa parime apo objektiva konkrete – është një aventurë e rrezikshme, dhe në funksion të interesave të Moskës. Franca, luajti një rol kryesor në rikthimin e Rusisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në qershor të këtij viti. Dhe gjatë fjalimit tradicional para ambasadorëve francezë nëpër botë më 27 gusht, Makron shkoi më tej duke e shfajësuar Rusinë nga çdo përgjegjësi për konfliktet e ngrira rreth periferisë së saj.

Kjo mund të mos kishte rëndësi, sikur Makron të mos merrte rolin e të ‘parit midis të barabartëve’ evropianë. Me Angela Merkelin në muzg të karrierës së saj, dhe kryeministrat e fundit britanikë të hutuar nga Brexit (përveçse ndoshta vetëm për 2 javë pas atentatit ndaj Sergei Skripal), fati dhe ambicia i kanë dhënë Makronit një peshë të madhe.

Sidoqoftë, pozicionet e Gjermanisë dhe Britanisë ndaj Rusisë, janë kompromentuar nga roli i gazsjellësit “Nordstream II” dhe Bursës së Londrës, në pastrimin e parave ruse të krimit të organizuar. Rreziku është që pesha e diplomacië franceze të përkthehet në politika, që nga ana e tyre përkthehen në uljen e vigjilencës mbrojtëse, si dhe sakrifikimin e aleatëve si Ukraina dhe Gjeorgjia. Qëndrimi kontradiktor i Makron ndaj Rusisë, mund të shpjegohet me traditën e politikës së jashtme franceze, dhe me arrogancën e vetë presidentit francez. Ka qenë prej kohësh diçka e zakonshme, që Franca të pranojë rolin e Rusisë në arkitekturën e sigurisë evropiane nga “Lisbona në Vladivostok”, dhe të respektojë statusin e “fuqisë së madhe” të saj (edhe nëse vetëshpallet e tillë).

Vetë Makron është emblemë e një tendence më të gjerë në politikën dhe biznesin francez, me synimin e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kremlinin, pavarësisht sa i gjerë është hendeku mes tyre. Kjo arrogancë vjen me ëndrrën personale të Makron, se “Franca po rikthehet” në skenën globale, dhe me besimin e tij se Parisi mund të ketë sukses, vetëm rikthehet edhe Rusia, si në Evropë, ashtu edhe si një tampon kundër Kinës.

Kjo u bë shumë e qartë edhe në fjalimin para ambasadorëve. Fakti që degët e ullirit janë tundur shumë herë para fytyrës së Vladimir Putinit gjatë 20 viteve të fundit, nuk do të thotë se një gjest i tillë nuk duhet të kryhet më, edhe nëse udhëheqja e ardhshme e Kremlinit, do të ofronte ndonjë lëshim domethënës.

Megjithatë, kjo do të thotë edhe që leksionet e të shkuarës nuk duhen harruar, ndonëse janë hedhur poshtë deri më tani:që ajo që dëshiron Rusia, është e papajtueshme me konceptet tradicionale perëndimore të rendit evropian të sigurisë. Supozimi i presidentit francez, se ai mund të gjejë një mënyrë për ta sjellë sërish Rusinë në binarë, është i gabuar.

Pasi Rusia nuk dëshiron që të futet në binarë, edhe nëse thotë se do e bëjë këtë. Dhe sigurisht jo sipas kushteve të BE-së. Kur drejtuesit e G7-ës, si Donald Trump flasin me padurim për kthimin e Rusisë në gjirin e këtij klubi, konsideratave për të, u shtohen edhe qëllimet më të gjera strategjike të Rusisë.

Ndërkohë, tundimi kryesor është ta cilësojnë si një gjë me vlerë, atë që thotë Putini në konferencat për mediat, bashkë me krerët e tjerë të shteteve. Nxitja e Francës për një dialog me Moskën pa parakushte, do të thotë t’u shërbesh interesave jolegjitime ruse. Edhe nëse Makron është indiferent ndaj kësaj, ai mund të mos e kuptojë se në një botë ku fuqitë e mëdha po përcaktojnë sërish sferat e tyre të ndikimit, Franca është e destinuar të humbasë./ TIRANA TODAY

Tags: Emmanuel MacronFrancagabonpolitik e jashtmerusiaVladimir Putinit

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
“Vajzës së vogël ia vunë emrin portalet”, Blendi Fevziu habit me deklaratën e tij

“Vajzës së vogël ia vunë emrin portalet”, Blendi Fevziu habit me deklaratën e tij

Kryemadhi: Sistemi politik ka rënë! Dalja nga kriza, vetëm me zgjedhje të lira (video)

Kryemadhi: LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën kryeministër

Diplomacia amerikane futet në ‘lojë’ për krizën politike/ Zv.ndihmës sekretari amerikan vjen sot në Tiranë

“Marrëveshja Kosovë-Serbi do realizohet”, Matthew Palmer flet bindshëm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

by mirseda
16:51 | 13/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë edhe një...

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

16:16 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com