Gjatë takimit të sotëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë, ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bregu thotë se Ballkani Perëndimor duhet të nisë një axhendë serioze, në të cilën të përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve, vetëm nëpërmjet kartave të identitetit.
Postimi i plotë:
Rajoni ynë duhet të fillojë një agjendë serioze dhe të gjerë të lehtësimit, e cila do të përfshijë aspekte të lëvizjes së lehtësuar të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ballkani Perëndimor duhet të lëvizë lirshëm përmes ID-ve dhe të heqë pengesat strukturore për tregti dhe investime.
Është koha që të përfshihet një mekanizëm adekuat i Schengen-it në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar udhëtimin në të gjithë rajonin dhe duke hapur rrugën për tranzicion gradual në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Liria e lëvizjes është një parakusht thelbësor për integrimin ekonomik rajonal. RCC është këtu për të marrë pronësinë.