Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lulzim Basha mesazh Metës, e paralajmëron për bëmat dhe gjëmat

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Denoncimi i Bashës për bazën ushtarake në Sarandë, Meta tregon hapin që do ndërmarrë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka paralajmëruar presidentin Meta për bëmat e tij, ndërsa përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha e ka konsideruar një kapitull të mbyllur brenda PD-së. Në një intervistë për “Vizion Plus”, lideri i PD-së u shpreh se demokratët dhe Partia Demokratike nuk i ka asnjë borxh presidentit Ilir Meta, dhe nuk ia zgjidh dot hallet e tij. Basha tha se demokratët i njohin mirë bëmat dhe gjëmat e Metës, teksa iu kërkoi ndjesë që nuk i ka dëgjuar më mirë dhe më qartë.

Ditën që ju shpallët “trekëndëshin e Bermudës”, ju shpallët një front beteje me Ilir Metën. Pse e sulmuat ju Ilir Metën?

“As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre”.

I pyetur nëse do të ketë më një koalicion të mundshëm me LSI-në, kreu demokrat u shpreh se kjo është një çështje që ka shteruar dhe nuk ka më nevojë për vëmendje.

E keni kërkuar dhe në 2017-ën, kur thatë nuk do të ketë koalicion me LSI-në. Këtë herë nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, realisht?

“Nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar kësaj çështje, besoj se është shteruese dhe nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që nuk meriton, secilit i kam dhënë atë që meriton”.

Ndër të tjera, Basha deklaroi se në Kuvendin e 18 dhjetorit demokratët do ta bëjnë të qartë se partia nuk mund të mbahet peng nga Berisha dhe interesat e tij personale. Lidhur me mbajtjen e Kuvendit, Basha tha se askush nuk mund të bëjë çfarë ti thotë mendja, pasi partia ka një statut.

“Unë nuk flas për përjashtimin e Sali Berishës, une flas për zbatimin e statutit ndaj çdokujt, qoftë ky dhe Berisha. Këto dy muaj kohë, Berisha nuk i shfrytëzoi për të bërë të vetmin akt qe prisinin dhe meritonin demokratët, e që ai e premtoi në verë: që mos ta përfshinte PD-në dhe grupin parlamentar, që ka një detyrë shumë të rëndësishme përballë shqiptarëve – përballjen me regjimin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi, iu mbivendos kësaj detyre parësore të PD.

Në vend që t’i përdorte këto dy muaj për atë që priste çdo demokrat, ashtu siç e premtoi, një distancim nga PD për ta vazhduar betejën e tij, të cilën ka vendosur ta ndjekë në mënyrë ligjore. Përkundrazi, e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta. Siç kemi parë gjatë javëve të fundit, me kulturën e lincimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese, e cila, madje mund të them që në disa aspekte ia kalon edhe sulmeve që Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori. Rruga që Berisha ka zgjedhur, nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe parimet për të cilat qendron kjo parti. Ka zgjedhur të bëjë gjithçka për ta përdorur PD-në si mish për top për hallet e veta. Këtë nuk mund t’ia lejojë dhe t’ia falë asnjë demokrat i ndershëm”.

Tags: bashaBerishaMeta

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Gledis Nano fut në skaner policët, kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike

Gledis Nano fut në skaner policët, kontroll për përdorimin e lëndëve narkotike

Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Covid-i përkeqëson lindshmërinë, të gjitha qarqet me rënie në 9-mujor

Covid-i përkeqëson lindshmërinë, të gjitha qarqet me rënie në 9-mujor







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com