Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha ka shpëtuar si i “pandehur”, por jo si politikan

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha del me lajmërimin e radhës

Nga: Mero Baze

Shikoj një lloj gëzimi në Partinë Demokratike për atë që ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës ndaj Lulzim Bashës. Një trupë gjykues në Tiranë, pushoi një çështje penale në ngarkim të Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike, lidhur me pagesën e pajustifikuar ligjërisht për 650 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për lobistin amerikan Nick Muzin.

Ky i fundit i ka deklaruar ato zyrtarisht, si para të ardhura për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri, nga një kompani me pronarë rus.

Gjyqtari Lazër Sallaku, i cili është transferuar në Tiranë nga Lezha në kohën që ministër Drejtësie ishte Eduard Halimi, sot i pranishëm në sallë si avokat, injoroi kërkesën e prokurores Ymeraj për parregullsi, duke deklaruar se “fakti nuk ekziston”, pak a shumë siç u tha në vendimin e Gjykatës së Lartë për kasetën e Ilir Metës.

Deklaratat triumfaliste të disa ish-zyrtarëve të lartë të PD, por dhe të këtyre që vazhdojnë të jenë aty, përpiqen të krijojnë idenë se edhe Lulzim Basha mund të fitojë ndonjë betejë. Ja përshembull këtë gjyqin e fitoi.

Nuk arritën ta dënonin vërtet. Pak a shumë ky është konteksti i gëzimit të tyre për vendimin e gjyqit.

Nga pikëpamja politike është një vendim në kohën e gabuar për t’u quajtur triumf për Lulzim Bashën.

Edhe pse ai është një vendim i marrë politikisht nga klientela e PD në gjyqësorin shqiptar, ajo nuk i bën asnjë nder Lulzim Bashës dhe nuk i jep asnjë pikë në opinionin publik.

Gjysma e atyre që janë zemërthyer me Lulzim Bashën, mendojnë se e ka falur Edi Rama, dhe gjysma tjetër mendojnë se e ka blerë vendimin me influencën që ka në gjyqësor, duke rritur mosbesimin tek drejtësia shqiptare dhe pandëshkueshmëria e politikës.

Politikisht Lulzim Basha do të kishte fituar sikur të përballej në gjykatë me akuzat, të përballej me dëshmitë ende të pambëritura të lobistit Nick Muzin, që ka deklaruar se i ka marrë këto para nga PD, dhe pastaj të përballonte çdo lloj vendimi.

Mbështetësit e Lulzim Bashës do ta donin më shumë nëse ai përballej me drejtësinë dhe dënohej, se sa kështu, duke e mbyllur me procedurë lapsusesh të qëllimshme, nga Prokuroria deri në Gjykatë.

Kështu ka shpëtuar i pandehuri Lulzim Basha, por ka humbur kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai është shpëtuar, por nuk është gjykuar.

Nga pikëpamja ligjore, Lulzim Basha ka problem me dëshmitarin kryesor të kësaj akuze, që është Nick Muzin.

Ai ka deklaruar në sistemin e taksave të SHBA se ka marrë 650 mijë dollarë për llogari të një pune që ka bërë për Partinë Demokratike, në një kontratë firmosur nga Lulzim Basha.

Çështja u bë e ndjeshme pasi doli që paratë i kishin paguar formalisht dy biznesmenë rusë, por kjo mund të jetë dhe trill i Nick Muzin për të fshehur paratë cash që mund t’i ketë çuar Lulzim Basha.

Nëse Basha do ishte i ndershëm dhe pa njollë në këtë histori, do ngrinte padi ndaj Nick Muzinit, që ka deklaruar se ka marrë 650 mijë dollarë nga PD.

Kjo akuzë ishte shenjë se Basha ishte i lirë të përballej me mashtrimin e bërë në emër të tij. Basha as emrin nuk ja zë dot Nick Muzin.

Kjo e tregon atë një udhëheqës peng tek një lobist amerikan, i cili dhe nëse ka shpikur rusë në këtë hsitori, nuk ka shpikur 650 mijë dollarët, se ato i ka në llogari.

Nick Muzin është nën hetim për këtë çështje dhe një ditë dëshmitë e tij do të mbërrijnë në Tiranë. Kjo mund të bëjë që çështja të rihapet, dhe Basha të ripërballet me drejtësinë, në kushte të tjera.

Por kjo përballje, do ta nxjerrë para demokratëve jo si një lider të pastër, por si një lider peng në duar të njerëzve të penduar të drejtësisë.

Por ajo që shikoj si problem për PD në këtë histori, nuk është as ana politike dhe as ana juridike e skandalit të parave të paguara nga rusët në emër të PD.

Skandali këtu është tek skaneri që i bën ky proces gjyqësor, mënyrës se si funksionon Partia Demokratike.

Një demokrat i zakonshëm, nga kjo histori kupton se në partinë e tij, paguhen qindra mijëra dollarë në rrugë ilegale nga kryetari i saj, pa vendim Kryesie të PD, pas një praktike korrekte transparente të autorizimit të pagesës nga kontabiliteti i PD, dhe pa asnjë dijeni as të zyrtarëve të tjerë të lartë të PD.

Në një farë mënyre ky urdhër pagese, zbulon një parti të paligjshme, një institucion që është burim korrupsioni, pastrim parash dhe që turpëron një kauzë të tërë politike.

Në vitin 2005, kur PD pagoi për herë të parë një kompani lobimi ndërkombëtare, BG&R, pagesa formale ishte 500 mijë dollarë, kurse pagesa informale ju dha “cash” nga një lob lojërash fati.

Por pagesa formale, u justifikua si një honorar për një periudhë 2- vjeçare, që u justifikua me letra si kontribute të 25 degëve të rretheve të Partisë Demokratike me nga 20 mijë dollarë secila. Pra një kujdes për të bërë letrat në rregull, ka ekzistuar.

Degradimi i akteve financiare në një parti të madhe, si akte personale të kryetarit, janë keqpërdorimi më i pashpirt që mund t’i bësh një partie të madhe, që pretendon të vijë në pushtet për të luftuar korrupsionin, duke vepruar si Al Capone.

Mjafton ky veprim financiar i Lulzim Bashës, për të mos të të bindur kurrë, që t’i besosh atij pushtet dhe para. Ndaj kur i shikoj që gëzojnë se Lulzim Basha shpëtoi nga gjykimi, nuk e kuptoj ata nga çfarë kanë shpëtuar.

Ata kanë nevojë për dikë që i fiton betejat, dhe jo për dikë që shpëton prej betejave.

Tags: bashamero bazePD

TË LIDHURA

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Next Post
Shqipëri, një tjetër shtetas turk para gjykatës

Shqipëri, një tjetër shtetas turk para gjykatës

BOOM: Skandali i thertores Tropojë, gjykata dënon kasapin dhe shitësin

BOOM: Skandali i thertores Tropojë, gjykata dënon kasapin dhe shitësin

Renato Mekolli tregon sa është paguar në ‘Hell’s Kitchen’

Renato Mekolli tregon sa është paguar në 'Hell's Kitchen'







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

by mirseda
09:12 | 23/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet...

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

08:59 | 23/01/2026
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com