Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

Nga Mero Baze/ Lulzim Basha do të shkojë ditën e enjte në Prokurori, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që drejtësia amerikane ka për atë dhe bashkëpunëtorët e vet, lidhur me një financim të paligjshëm prej 500 mijë dollarësh, që një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP”, ka paguar për llogari të Partisë Demokratike në llogarinë e lobistit të saj, Muzin, në Uashington. Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.

Sipas “New York Times”, ai prej disa muajsh është nën hetim. Drejtësia amerikane ka refuzuar të dërgojë në Prokurorinë shqiptare deklaratat e Nick Muzin për këtë rast, duke mos i dhënë mundësi Lulzim Bashës të rakordojë opsionet dhe të gjejë një mundësi të re për të gënjyer.

Pra, Lulzim Basha duhet të japë një version zyrtar për drejtësinë amerikane, nëse është keqpërdorur nga rusët dhe njerëzit e tyre, apo e ka bërë këtë me vetëdije.

Por kjo është çështje që Lulzim Basha tani e ka me drejtësinë amerikne dhe për të qenë më i qartë, se çfarë mund ta gjejë me të, le të pyesë Shkëlzenin.

Ajo që është e rëndë në këtë histori, ka të bëjë me Prokurorinë e Shqipërisë.

Tashmë Lulzim Basha ka shkelur zyrtarisht ligjin shqiptar të financimeve të partive politike, duke mos i deklaruar këto shuma pranë KQZ-së. Kur plasi skandali në fund të vitit 2017, Oerd Bylykbashi deklaroi  në Parlament se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”.

Këto deklarime nuk u bënë kurrë dhe PD është në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, po aq sa atij amerikan.

Por meqë flasim për një shumë 500 mijë dollarë pa adresë, Lulzim Basha këtu ka dy qëndrime dhe ka ndryshuar dëshminë publike për to.

Qëndrimi i tanishëm është që ai nuk e di pse lobisti i tij Nick Muzin, thotë që i ka marrë këto para nga kompania me pronarë rus. D.m.th ja lë përgjegjësinë lobistit të vet, i cili ka deklaruar që këto pareajanë paguar për llogari të PD-së.

Por më 21 dhjetor 2017, në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha ka dhënë një qëndrim tjetër. Ai thotë se këto 500 mijë dollarë janë para të mbledhura në një “fundraising” nga shqiptaro- amerikanët, në dijenin e tij mbi 100 vetë, të cilët ja kanë dorëzuar lobistit të tij.

D.m.th bëhet fjalë po për 500 mijë dollarë, por njëherë Lulzim Basha e di si ku janë gjetur e kush i ka paguar, dhe tashmë nuk e di kush i ka paguar.

E gjitha kjo ndërkohë është e padeklaruar në KQZ, por vetëm në TV, dhe përbën një rast të pastër për fillimin e hetimeve nga Prokuroria shqiptare.

Që Lulzim Basha ka konsumuar një krim në SHBA, kjo është e qartë, por për këtë nuk duhet të shqetësohemi, se aty drejtësia bën punën e saj.

Ajo që ne duhet të shqetësohemi, është përse ndaj Lulzim Bashës nuk nis hetimi në Shqipëri, kur ka shkelur haptazi ligjin shqiptar, kur ka bërë deklarime publike kontradiktore, që provojnë ekzistencën e një pagese 500 mijë dollarë, paguar pa u dekalruar, ose që nuk tregon si janë transferuar këto shuma nga PD tek paguesit.

Ai një herë thotë që e kanë paguar disa shqiptarë që nuk ua di emrat as Lulzim Basha, e një herë dy rus që po ashtu nuk i njeh as Lulzim Basha. Për më tepër që një prej rusëve, bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi për llogari të Partisë Demokratike në vitin 1988, ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Kjo nuk e bën Lulzim Bashën automatikisht bashkëpunëtor të rusëve, por një njeri të paguar prej tyre, është e sigurtë që e bën. Që ta heqë këtë dyshim, Lulzim Basha duhet të deklarojë në Prokurori, dijeninë e tij për fondin prej 500 mijë dollarëve, që ka deklaruar se e kanë mbledhur shqiptaro- amerikanët për lobistin e tij.

Po ashtu, Prokuroria shqiptare duhet të dërgojë letër porosi për Nick Muzin, që të pyetet për rrethanat që mori 500 mijë dollarë në emër të PD. Dhe kjo kërkon një proces të pastër penal ndaj tij në Shqipëri, pamvarësisht atij në SHBA. Një proces, që ai nuk mund t’i shmanget më me procedurë, apo duke marrë raport mjekësor, si në rastin e “Rrugës së Kombit”.

Vetëm nëse nxjerr raport që është budalla, mund të shpëtojë.

Tags: 500 mijëdëshminëdollarëtlulzim bashandryshuarruse

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
“Me xhinse dhe atlete”, analisti: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë si Rusia në Krime

“Me xhinse dhe atlete”, analisti: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë si Rusia në Krime

E kërcënuan me jetë, Salianji ironizon deputetin që pranoi mandatin

E kërcënuan me jetë, Salianji ironizon deputetin që pranoi mandatin

Denoncimi/ “Edi Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës”

Denoncimi/ “Edi Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës”







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Politikë

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

by mirseda
11:05 | 27/10/2025
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votuat sot në Kuvend dhe kanë miratuar projektvendimet për ngritjen...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie Gjon Shkambi në Gjykatën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie Gjon Shkambi në Gjykatën e Apelit

10:00 | 27/10/2025
LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me PDK-në

LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me PDK-në

09:44 | 27/10/2025
Fjala e fundit e Dumanit në foltoren e Kuvendit, drejtësia raporton në parlament

Fjala e fundit e Dumanit në foltoren e Kuvendit, drejtësia raporton në parlament

09:42 | 27/10/2025
Në Shqipëri, bien eksportet, rritet importi: Defiçiti tregtar arrin në 48-miliardë lekë

Në Shqipëri, bien eksportet, rritet importi: Defiçiti tregtar arrin në 48-miliardë lekë

09:38 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com