Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha është njësoj si Edi Rama

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Lulzim Basha po përsërit hap pas hapi të gjitha manovrat e Edi Ramës kur ky i fundit, humbi zgjedhjet e vitit 2009. Të enjten në mbrëmje, pas një mbledhjeje të tensionuar të kryesisë, Basha doli para mediave për të shpallur se sa të jetë ai në krye të partisë, fraksionet në PD nuk do të lejohen. Duke thënë këtë, ai i dha fund edhe shpresave tepër të vakëta për të mbajtur të bashkuar të gjithë ato figura historike të partisë të cilëve u ndërpreu në mënyrë brutale karrierën.

Po në të njëjtën mënyrë pat vepruar edhe Edi Rama pas betejës së tij të parë elektorale në krye të socialistëve. Ai përbetohej se në PS nuk do të kishte kurrë fraksione, duke sjellë shembullin e partisë së majtë franceze që u telendis prej tyre. Por, ngjashmëritë mes mënyrës se si sillen në humbje të dy liderët e partive të mëdha, nuk përfundojnë këtu.

Të dy prishën standardin e vendosur nga paraardhësit, se kryetari i humbur jep dorëheqjen e parevokueshme. Të dy organizuan zgjedhje të shpejta dhe pa pikë reflektimi. Të dy stimuluan konkurrentë falsë për të krijuar idenë e rreme të garës. Të dy u përpoqën të mposhtin zërat kritikë duke ngritur alarmin se lufta më e rëndësishme është ajo me pushtetin.

E parë nga këndi i interesit publik dhe nga aksioma se nuk mund të ketë një demokraci të shëndoshë, pa një opozitë të fortë, përsëritja e kësaj fabule është një katastrofë. Ajo është një hap më tej drejt konsolidimit të partive personale, ku një njeri vendos për gjithçka, bën dhe listat e deputetëve, vendos dhe emrat e të zgjedhurve lokalë, madje kur ka në dorë emëron edhe krerët e institucioneve kushtetuese (ose deri para miratimit të reformës në drejtësi edhe gjykatësit dhe prokurorët, pasi ka emëruar vetë presidentin e republikës).

Të gjithë e dinë, se kjo tendencë erdhi e u përforcua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe marrëveshjes Berisha – Rama e cila në thelb konsistonte në kompromisin: Ai që e merr pushtetin e gëzon atë të plotë dhe pa kokëçarje.  Rama e ndoqi këtë logjikë dhe megjithëse e pësoi në një pale zgjedhje, por që prej vitit 2013, është përfituesi kryesor i atij pakti i cili po i jep dorë të sillet si një timonier i papërgjegjshëm.

Të njëjtën strategji po ndjek dhe Basha. Megjithëse për shumë kohë përdori retorikën e delegimit të pushtetit dhe dëgjimit të zërit të njerëzve, në praktikë ai po zbaton formulën e Ramës: qëndro në opozitë, mbaj fort partinë, spastro kundërshtarët, komando i vetëm, sepse një ditë lodhja e votuesve nga qeverisja do ta sjellë në pjatë argjendi, pushtetin. Pra, në këtë pikë, mes Ramës dhe Bashës nuk ka asnjë ndryshim. Kreu i PD-së po përdor të njëjtën rrugë dhe të njëjtat mjete, për të realizuar atë që arriti pesë vite më parë rivali i tij i sotëm.

Por, në këtë nismë aspak kreative për të përsëritur eksperimentin e Rilindjes, Basha harron se bashkimi i të njëjtëve elementë, në mjedise dhe rrethana të ndryshme, nuk të çon domosdoshmërisht në përfundime identike. Rama që ndoqi rrugën e kapjes fort të partisë, linçimit të kritikëve dhe avancimit të një projekti personal, humbi me një diferencë të vogël me PD-në. Ai edhe kur u mund, nuk e pati kurrë larg shpresën e fitores. Dhe kjo jo për meritë të tij. Por për faktin e thjeshtë se shifrat kanë treguar që të majtët janë shumicë në këtë vend.

Për t’i mundur ata, Berishës i është dashur të bëjë domosdoshmërish dy gjëra. Së pari të bashkojë deri më një radhët e veta dhe së dyti të arrijë të përçajë në maksimum pasardhësit e Partisë së Punës. or projekti personal, përçarës dhe aspak shpresëdhënës i Bashës ka pak gjasë ta arrijë këtë.

Ndaj nëse vazhdon të kopjojë modelin e Ramës, ai nuk përbën vetëm një rrezik për interesin publik. Ai është gjithashtu edhe një kërcënim për të vetët. Sepse duke u përpjekur t’i ngjajë Ramës në mjete, ai mund të mbetet një kopje e tij e keqe në qëllime. Dhe kjo mund ta gremiste PD, gjithnjë poshtë e më poshtë… sado e unifikuar dhe pa fraksione që të mbetej rreth Bashës. (Lapsi.al)

Tags: Berishaedi ramalulzim bashanjesojPDpushtetistrategji

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
AUDIO/ Imami i jep ultimatumin Bashës: Kjo është prova jote finale!

AUDIO/ Imami i jep ultimatumin Bashës: Kjo është prova jote finale!

VIDEO/ Kontrolle të befasishme në të gjithë Vlorën, çfarë gjeti policia?

VIDEO/ Kontrolle të befasishme në të gjithë Vlorën, çfarë gjeti policia?

Mundësia e fundit për të konkurruar për në universitet

Universiteti i Tiranës merr vlerësimet më të ulëta të britanikëve, ja rekomandimet e tyre







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

by mirseda
20:03 | 16/04/2026
0

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një...

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com