Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Luftë me Iranin? Dhoma e Përfaqësuesve sfidonTrump-in, i kufizon fuqitë

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luftë me Iranin? Dhoma e Përfaqësuesve sfidonTrump-in, i kufizon fuqitë

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një rezolutë jo detyruese për t’i kufizuar presidentit amerikan, Donald Trump mundësinë për të nisur intervenim ushtarak kundër Iranit.

Rezoluta është miratuar në Dhomën e udhëhequr nga demokratët, ku shumë ligjvënës dyshojnë në juridiksionin e Shtëpisë së Bardhë për kryerjen e vrasjes së komandatit të forcave elite iraniane, Qasem Soleimani.

Tre republikanë kanë votuar në të mirë të kësaj mase, derisa tetë demokratë e kanë kundërshtuar atë.

Rezoluta e miratuar i kërkon presidentit Trump “të ndalojë shfrytëzimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për përfshirje në armiqësi kundër Iranit”.

Ajo po ashtu i kërkon presidentit që të “konsultohet me Kongresin në secilin hap para se të angazhojë” ushtrinë në armiqësi me Iranin.

Dokumenti përmend edhe se ushtria mund të angazhohet kundër Iranit, nëse Kongresi shpall luftë.

A ekziston ende rreziku i luftës SHBA-Iran?

Disa orë para votimit, Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se nuk beson që administrata e Trumpit e ka bërë më të sigurt SHBA-në, duke vrarë Soleimanin.

Edhe presidenti Trump ka reaguar para votimit, duke thënë se shpreson që “republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë kundër Rezolutës së çmendur të Nancy Pelosit për fuqitë e luftës”.

Më 3 janar, gjenerali iranian, Qasem Soleimani është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad, duke rritur shqetësimet për konflikt në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Soleimani, 62-vjeçar, që ka ndihmuar në orkestrimin e operacioneve ushtarake të Iranit jashtë shtetit, është shpallur terrorist nga SHBA-ja.

Në përgjigje ndaj vrasjes së komandantit iranian, Irani ka nisur sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Trump ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk ka vdekur si pasojë e këtij sulmi dhe duket se Teherani “po tërhiqet”, pas sulmit.

Ai po ashtu nuk ka përmendur asnjë veprim ushtarak kundër këtij shteti. /Radio Evropa e Lirë

Tags: dhoma e perfaqesuesveiranlufterezolutëTrump

TË LIDHURA

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar
Bota

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

16:23 | 04/06/2025
”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë
Aktualitet

”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

16:09 | 04/06/2025
Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë
Aktualitet

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

15:04 | 04/06/2025
Next Post
Peshkatarët e gjetën në Adriatik, NASA kërkon kthimin e pajisjes misterioze

Peshkatarët e gjetën në Adriatik, NASA kërkon kthimin e pajisjes misterioze

Pesë rastet kur bota i është afruar shumë Luftës së Tretë Botërore

Pesë rastet kur bota i është afruar shumë Luftës së Tretë Botërore

“E ngjashme me FBI-në”, hapet gara për drejtuesin e BKH-së

“E ngjashme me FBI-në”, hapet gara për drejtuesin e BKH-së

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Organizim unik në Shkup: Zemrën kuqezi nuk e ndal askush
Sport

Organizim unik në Shkup: Zemrën kuqezi nuk e ndal askush

by mirseda
16:26 | 04/06/2025
0

Tifogrupi shqiptar, “Shvercerat”, kanë njoftuar për organizim unik në Shkup. Pasi kanë mbetur pa bileta për ndeshjen...

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

16:23 | 04/06/2025
”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova” modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

16:09 | 04/06/2025
Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

16:05 | 04/06/2025
Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

15:06 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com