Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lufta e Tretë Botërore: Kur Rusia ishte 2 minuta larg sulmit bërthamor kundër SHBA-së

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Më 25 Janar 1995, 4 vjet pas shembjes zyrtare të Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, u zhytën në një Luftë të Dytë të Ftohtë të përkohshme. Një ekip shkencëtarësh norvegjezë dhe amerikanë, lëshuan raketën 4-fazore “Black Brank X11”, nga Qendra Hapësinore Andoja në Norvegji.

Synimi i misionit, ishte dërgimi i pajisjeve shkencore për të studiuar Dritat Veriore, duke fluturuar në një trajektore që shtrihej nga Dakota e Veriut në Moskë. Raketa arriti një lartësi maksimale prej 1453 km, duke ngjarë shumë me një 1 rakete lundruese të marinës amerikane, të lëshuar nga nëndetësja bërthamore “Trident”.

Kjo gjë i vendosi forcat bërthamore ruse në gatishmërinë nr.1 për një sulm të mundshëm. Teksa raketa fitoi shpejtësinë maksimale, ajo u zbulua nga stacioni i radarëve Olenegorsk në Murmansk Oblast. Pas ndarjes në disa faza, raketat u konsiderua nga rusët si një sulm ndaj tyre, teksa shkencëtarët nuk e kuptuan se raketa po shkonte drejt detit.

Presidenti i atëhershëm rus, Boris Jelcin, urdhëroi t’i sillnin në zyrë ‘Cheget”-in, valixhen bërthamore ruse, dhe kërkoi kodet e nevojshme bërthamore. Ai aktivizoi çelësat e tij bërthamorë, ndërsa komandantët rusë të nëndetëseve bërthamore, u urdhëruan të kalojnë në një gjendje gatishmërie luftarake.

Ndjekja e trajektores së raketës, mori 8 nga 10 minutat, që duhen për procesin e përgatitjes së një përgjigje bërthamore ndaj një sulmi të afërt. Fatmirësisht, me vetëm 2 minutat e mbetura në dispozicion, vëzhguesit rusë ishin më në fund në gjendje të përcaktonin se misioni amerikano-norvegjez po shkonte larg hapësirës ajrore ruse, dhe se nuk përbënte një kërcënim.

Ashtu siç ishte planifikuar raketa ra në tokë pranë ishujve Shpicbergen, 24 minuta pas lëshimit. Sidoqoftë, një incident i tillë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Shkencëtarët norvegjezë dhe  amerikanë,  kishin njoftuar paraprakisht 30 vende, përfshirë Rusinë, mbi qëllimin e tyre për të kryer një eksperiment shkencor në lartësi të mëdha.

Por ky mesazh, nuk iu përcoll nga Moska teknikëve të radarëve në terren. Pas incidentit, u rivlerësuan dhe rihartuan protokollet e njoftimit dhe zbulimit. Megjithatë, ai gabim  që do ta vinte Moskën në një siklet të madh në skenën ndërkombëtare, nuk ishte i pari në llojin e vet.

Në vitin 1989 u zbulua se si një armë bërthamore amerikane e pashpërthyer, fshihej nën ujërat japoneze. Më 5 Dhjetor 1965, vetëm 3 vjet pas Krizës së Raketave Kubane, një avion bombardues i marines amerikane “Douglas A-4E Skyhawk”, u rrëzua aksidentalisht nga pista e aeroplanmbajtëses “USS Ticonderoga”, ndërsa po lundronte nëpër Detin e Filipineve. Piloti, nënkoloneli Dagllas Uebster, avioni dhe bomba bërthamore ‘B43’ që gjendej në bord, ranë në ujë, 101 km nga bregu i ishullit japonez Kikai.

Sidoqoftë, vetëm në vitin 1989, Pentagoni e pranoi humbjen e një bombe bërthamore me hidrogjen. Uilliam M.Arkin i Institutit Liberal për Studimet e Politikave, pohoi atë vit: “Për 24 vjet më radhë, marina e SHBA-së, e fshehu me fanatizëm aksidentin më serioz politik që ka ndodhur ndonjëherë.

Marina i mban sekret detajet e vërteta të atij aksidenti, jo vetëm pasi dëshmon shpërfilljen që SHBA ka ndaj traktateve që ka nënshkruar me qeveritë të huaja, por edhe për shkak të pikëpyetjeve që ky incident ngre në lidhje me armët bërthamore, që ndodheshin në anijet që zbarkonin në Vietnam”./ TIRANA TODAY

Tags: 2 minutabashkimi sovjetikkunderlufta e tretë botërorerusiaSHBA-sësulm bërthamor

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

Gjenden dy turistët hungarezë të humbur në Karaburun, policia jep detajet

700 euro nata/ Ish-diplomatja tregon përse një ministër duhet të qëndrojë në një hotel dinjitoz

Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, mijëra të evakuuar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com