Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Luan Rama: 30 qershori i manipuluar, e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODHR

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luan Rama: 30 qershori i manipuluar, e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODHR

Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama akuzon se edhe rezultati përfundimtar i nxjerrë nga KQZ-ja për shifrën 21,6%, të pjesëmarrësve në votime është i manipuluar.

Rama, në një dalje për mediat, theksoi se 30 qershori cenoi të drejtën për të zgjedhur, për të pasur një alternativë tjetër përveç mazhorancës, të cilës e konsideron si një bandë që sheh vetëm interesat e saj kriminale.

“Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it konfirmoi qartë e për të gjithë përmasën reale të shëmti-votimeve të 30 qershorit! Me elegancën e zonjës Glover, shqiptarët dëgjuan katrahurën e gatuar dhe të servirur prej bandës anti-shtet që cenoi të drejtën për të zgjedhur. Sepse bandat nuk bëjnë zgjedhje. Që cenoi të drejtën për të pasur alternativë, Sepse bandat nuk kanë e nuk ofrojnë alternative përveç të tyres, Që cenoi të drejtën që qytetarët të ishin pjesëmarrës e kontributorë në projektet për interesat dhe punët e komunitetit, Sepse bandat kanë vetëm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!” u shpreh Rama.

Deklarata e Plotë:

Për turp e për marre, me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet, Qeveria e Shqipërisë e shndërruar në një bandë, si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota për të e që e përdorin për interesa të kundërta me interesat e popullit, të kombit e të shtetit shqiptar, shënoi me paligjshmërinë e sjelljes së vet më 30 qershor, rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer për herë të parë votime!
Jo me mungesë respekti për shtetin, por me konsistencë të vetëdijshme për t’iu kundërvënë atij në ashtin e vet;
Jo me injorancën e mosnjohjes së detyrimeve kushtetuese në ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një shtet demokratik e të të drejtës, por me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar Republikën;
Jo prej mosnjohjes së vlerave të demokracisë dhe të pluralizmit politik në një shoqëri civile e të emancipuar, po prej makutërise korruptive e mentalitetit pervers në qeverisje për të shpërbërë institucinet kushtetuese të shtetit;
Jo se nuk e dinë çfarë është parlamentarizmi, por si përdhunues të Kushtetutës e si mishërim i filozofisë leniniste gjithë pushtetin sovjetëve;
Qeveria e Shqipërisë dhe maxhoranca e saj që sot janë vetëm 21,6 përqind e votuesve shqiptarë me vota të shtuara turpshëm dhe që ende nuk janë numëruar të gjitha prej atyre që vetë i prodhuan, vetë i votuan dhe vetë i numëruan, është argumenti tragjik i të gjithë atyre që thonë se shqiptarët nuk dinë të qeverisen!
Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it konfirmoi qartë e për të gjithë përmasën reale të shëmtivotimeve të 30 qershorit!

Me elegancën e zonjës Glover, shqiptarët dëgjuan katraurën e gatuar dhe të servirur prej bandës antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur.
Sepse bandat nuk bejne zgjedhje.
Që cënoi të drejtën për të patur alternativë,
Sepse bandat nuk kanë e nuk ofrojnë alternative përveç të tyres,
Që cënoi të drejtën që qytetarët të ishin pjesmarrës e kontributorë në projektet për interesat dhe punët e komunitetit,
Sepse bandat kanë vetëm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!
Të pushtuar prej panikut të frikës të asaj që vjen dhe që është parathënë në gjithë këta muaj proteste dhe revolte qytetare, jo minjtë e ringjallur të Dino Buxatit, por ata të makthit të Edi Ramës, janë kapur e po festojnë në vallen e turpit të tyre të 30 qershorit!
Në vend që të ndjeheshin të turpëruar për çfarë i kanë bërë Shqipërisë me kanabizimin si kryevepren e tyre kriminale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik siç e nënvizon Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, me vrasjen e besimit tek shteti dhe detyrimin e mbi 400 mije shqiptarëve për të braktisur vendin në vetëm 6 vjet, me mosçeljen e pervitshme të negociatave dhe sabotimin e procesit të integrimit europian të vendit, me skandalet e ditepasditeshme dhe pergjimet ku shfaqet gjithe arsenali i ndyresise se nje gjuhe rrugaçesh ordinere,
Ata, te pafytyre e te paturp, kaperdisen e bejne moral demokracie dhe qytetarie, duke ndersyer gjithë mantenuterinë politike të mishëruar dhimbshem në mjerimin e kurtizaneve te pushtetit, me shpresen mjerane se mund te sherbeje si parzmore turpi e keqperdorimit dhe e shperdorimit të besimit qytetar!
Shqipëria është në udhekryqin e fatit te vet e ajo nuk mund te zgjedhe me te qendroje peng i interesave të nje klani antishqiptar që nuk e pati per gje qe ta deshmojë kete edhe ne 30 qershorin e turpit!
Shqipëria nuk ka nevoje per mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona te shkurtera, por ajo duhet të nxjerre ne pah gjithë krenarine e vet kombetare dhe qytetare si vend europian dhe anetar i NATO-s e ta shporre kete junte te korruptuar!
Europa demokratike dhe modeli i SHBA me tërësinë e korpusit të vlerave që mbron dhe përfaqëson, janë modeli yne.
Historia shqiptare, ajo e vjetra por edhe e me e reja, ajo e vitit 1990 dhe e vitit 1997, na deshmon e na meson se si populli i del zot fatit te vet!

Tags: edi ramagloverluan ramaopozitaOSBE ODIHRZgjedhjet

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
Meta ‘fshikullon’ ndërkombëtarët, Rudina Hajdari: Jam e turpëruar, kjo është çmenduri

Meta 'fshikullon' ndërkombëtarët, Rudina Hajdari: Jam e turpëruar, kjo është çmenduri

“Meriton keqardhje”/ Balla “kërcënon” Metën duke i kujtuar shkarkimin

"Meriton keqardhje”/ Balla "kërcënon" Metën duke i kujtuar shkarkimin

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet, Meta flet për komplot ndërkombëtar

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet, Meta flet për komplot ndërkombëtar

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com