Me mjaft emocion po pritet që nesër kombëtarja shqiptare të luajë ndeshjen ndaj Polonisë, në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Ndeshja e kombëtares shqiptare kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania”, ka detyruar policinë të shtoj masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, ndërsa konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.
Shqipëria arriti të triumfojë ndaj Hungarisë, në një ndeshje historike falë golit të Armando Brojës dhe tani kërkon triumfin me çdo kusht për të arritur te ëndrra e madhe drejt Botërorit në Katar.