https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/334385587006185/
Një automjet ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor të Llogarasë, por për fat të mirë gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar.
Siç evidentohet edhe nga videoja e dërguar në redaksinë e “Tirana Today”, makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.
Shkak i flakëve mendohet se ka qenë nxehtësia e makinës, si pasojë e temperaturave të larta. Ndërkaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka shqyrtuar nga afër gjithë ngjarjen dhe për të bërë të mundur lëvizjen e lirë dhe të rregullt të automjeteve të tjera.