Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lleshaj në takimin me studentët për Oficerë Policie: Shërbeni me ndershmëri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj në takimin me studentët për Oficerë Policie: Shërbeni me ndershmëri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me studentët që brenda pak javësh përfundojnë kursin për Oficerë të Policisë Kriminale.

Gjatë mbledhjes, ministri Lleshaj parashtroi arsyet dhe nevojën për forcimin e strukturës për luftën kundër Krimit Ekonomik.

“Një ndër arsyet e mëdha se përse në Shqipëri ka supervila, supermakina, superparty, por ka ende shkolla të papajisura, qendra shëndetësore të papajisura, komisariate të papajisuara, rrogëtarë të shtetit të papaguar mirë e të tjera me radhë, është fakti se ne nuk jemi në gjendje ende që atë pjesë që i takon shtetit, ta marrë shteti. Pse nuk ndodh kjo? Sepse shumëçka rrjedh përmes kanaleve të ndryshme, përmes evazionit fiskal, përmes kontrabandës, përmes kanaleve të tjera, rrjedh në xhepa privatësh, të cilët fuqizohen, por rrënojnë atë pjesën publike. Është kjo arsyeja pse na duhet një strukturë e fortë e kundër krimit ekonomik. Një strukturë, e cila do të duhet që t’i marrë ato para që vidhen, t’ia kalojë buxhetit të shtetit dhe përmes buxhetit t’ia kthejë prapë taksapaguesve në formën e shërbimeve”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Lleshaj ka ftuar çdo student të diplomuar me rezultate të larta, që ka dëshirë të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojë deri në 15 shtator

Postimi i plotë:

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të Akademisë së Sigurisë zhvilloi një bashkëbisedim në klasën ku zhvillojnë mësim, me studentët që brenda pak javësh përfundojnë kursin për Oficerë të Policisë Kriminale.

Ministri parashtroi arsyet dhe nevojën për forcimin e strukturës për luftën kundër Krimit Ekonomik.

“Një ndër arsyet e mëdha se përse në Shqipëri ka supervila, supermakina, superparty, por ka ende shkolla të papajisura, qendra shëndetësore të papajisura, komisariate të papajisuara, rrogëtarë të shtetit të papaguar mirë e të tjera me radhë, është fakti se ne nuk jemi në gjendje ende që atë pjesë që i takon shtetit, ta marrë shteti. Pse nuk ndodh kjo? Sepse shumëçka rrjedh përmes kanaleve të ndryshme, përmes evazionit fiskal, përmes kontrabandës, përmes kanaleve të tjera, rrjedh në xhepa privatësh, të cilët fuqizohen, por rrënojnë atë pjesën publike. Është kjo arsyeja pse na duhet një strukturë e fortë e kundër krimit ekonomik. Një strukturë, e cila do të duhet që t’i marrë ato para që vidhen, t’ia kalojë buxhetit të shtetit dhe përmes buxhetit t’ia kthejë prapë taksapaguesve në formën e shërbimeve”, nënvizoi ai.

Ministri Lleshaj ftoi çdo student të diplomuar me rezultate të larta, që ka dëshirë të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojë deri në 15 shtator.

“Ky është kursi i parë që bëhet. Ne do të hapim tjetrin në muajin tetor. Dhe duam që të vërtetojmë që është e mundur të bëhen oficerë policie nga universitetet dhe ju keni në dorë që përmes performancës suaj të justifikoni rrugën dhe ta mbani hapur atë për të tjerët që do të vijnë pas jush. Ne do t’i mbajmë hapur të dy kanalet; edhe kanalin që vjen nga universitetet, edhe kanalin që vjen nga shkolla e mesme dhe nga policia”, u shpreh z. Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, gjatë bashkëbisedimit me brezin e oficerëve të rinj, u kërkoi të shërbejnë me ndershmëri në radhët e Policisë së Shtetit.

“Ata që bëhen të pasur përmes shërbimit publik kanë bërë krim. Pikë! Nuk ka mundësi që përmes shërbimit publik të bëhet njeriu i pasur me para. Përmes shërbimit publik ju mund të bëheni të pasur në gjëra të tjera. Mund të bëheni të pasur në dinjitet, në ndjenjën e krenarisë së shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj popullit tuaj, ndaj vendit.

Sapo kemi nisur një proces të Vettingut, i cili është një proces që nis sot dhe nuk mbaron asnjëherë. Do të vazhdojë të thellohet, të sofistikohet në mënyrë që të sigurojmë që në Polici të kenë vend njerëzit që kanë nder me vete, që kanë dinjitet, që kanë sens shërbimi dhe që nuk kanë objektiva tjera përveç objektivit që të marrin një pagë të mirë, me dinjitet dhe me nder dhe kaq”, tha ministri.

Kjo është thirrja për kursin e dytë që hapet nga Policia e Shtetit, për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

Tags: ministri i brendshmeOficerë policiesander lleshajStudentëttakim

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Next Post
Basha publikon videon ku shfaqet Rama: Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik

Basha publikon videon ku shfaqet Rama: Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik

SPAK-u ngrihet në shtator, shifra marramendëse që qeveria do t’i japë

SPAK-u ngrihet në shtator, shifra marramendëse që qeveria do t'i japë

“7×7=42”, Rama vë sërish në lojë Bashën për Teatrin (foto)

Video/ Rama tregon arsyen pse nuk mund të rikonstruktohet Teatri Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com